LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekstradohet nga Belgjika një shtetas shqiptar i dënuar me 11 vjet burg

29 Qershor 2018, 14:18, Aktualitet CNA
Ekstradohet nga Belgjika një shtetas shqiptar i dënuar me 11 vjet burg

Policia e Shtetit me anë të një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se Interpol Tirana, ka bërë të mundur ekstradimin nga Belgjika drejt Shqipërisë, të një shtetasi të dënuar me 11 vite burg.

Në njoftim thuhet:

Nga Specialistët e Interpol Tirana ështe bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:

Martin (Aleksandër) Tusha, 47 vjeç, lindur në Mamurras.

Shtetasi Martin Tusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale ?Heqje e paligjshme e lirisë? dhe ?Vjedhje me dhunë?.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 11.11.2011, Martin Tusha, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë thirrur në banesën e tyre dy shtetas/punëtor të një dyqani dur-alumini.

Me të mbërritur në banesë, dy punëtorët janë prangosur nga Tusha dhe janë mbajtur për 24 orë, duke u marrë të gjitha sendet personale dhe një kartë krediti.

Ky shtetas prej disa kohësh fshihej në Belgjikë ku dhe u kap falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Belgjikës dhe në datë 29 06.2018 u krye ekstradimi drejt vendit tonë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga