LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti “patriot” serb kërcënon me vdekje presidentin Aleksandër Vuçiç

29 Qershor 2018, 19:22, Aktualitet CNA
Deputeti “patriot” serb kërcënon me vdekje presidentin

Sërish një deputet i Parlamentit serb ka artikuluar kërcënim me marrje jete në adresë të presidentit Aleksandër Vuçiç, nëse në përfaqësimin e tij rreth bisedimeve për Kosovën do të bëjë lëshime.

Sipas mediave serbe: Grupi i Partisë Progresive Serbe (SNS) në Parlamentin serb dënoi me termat më të ashpra deputetin Slavisha Ristiç, i cili kërcënoi me vdekje presidentin, Aleksandar Vuçiç, duke i bërë thirrje autoriteteve kompetente të reagojnë urgjentisht dhe të marrin masa sipas ligjit.

Në një letër drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, Ristiç ka kërcënuar se ?Vuçiç do të përfundojë si kryeministri i vrarë serb, Zoran Gjingjiç, në qoftë se ai përpiqet të arrijë paqen dhe të nënshkruajë një marrëveshje me Prishtinën?.

SNS tha se kërcënimi i Ristiçit është: ?agresioni politik më i madh dhe çmenduria më e madhe politike?. SNS shtoi se Ristiç, i cili po e prezanton veten si udhëheqës i një lëvizje patriotike të serbëve të Kosovës, e ka kërcënuar hapur Vuçiçin me vrasje.

Lajmet e fundit nga