LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bomba” e ish-ministrit të Ramës/ Zbulon “ligjin” antikushtetues të marrë nga Erdogan, do të eleminohet…

29 Qershor 2018, 09:21, Aktualitet CNA
“Bomba” e ish-ministrit të Ramës/ Zbulon

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar si anti-kushtetues.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Manjani shkruan se hartimi i një ligji të posaçëm me emra konkretë dhe vende konkrete është shkelje e rëndë Kushtetuese dhe precedent tepër i rrezikshëm.

Ai thekson se ky model zbaton urdhërin e të fortit në pushtet dhe se ky ligj si model u mor nga Erdogani.

Ndër të tjera, ish-ministri shprehet se Rama po synon, siç shprehet ai, të heqë qafe opozitën, apo siç I quan Rama ?esdadistët e sotëm?.

Postimi i plotë:

?Esadistët? si ?Gülenistët?…
???????
E përsëris:
Ligji për prishje-ndreqjen e Teatrit Kombëtar është anti-demokratik. Nuk bazohet as në Kushtetutë e as në asnjë standart Europian.

Ka ligje në fuqi që janë të majftueshme për ta trajtuar këtë çështjen e Teatrit. Në daç ta prishin në daç ta ndreqin, ka ligje plot!

Por hartimi i një ligji të posaçëm me emra konkretë dhe vende konkrete është shkelje e rëndë Kushtetuese dhe precedent tepër i rrezikshëm!

Është model që e përdorin diktatorët e kohës së sotme, për të nxjerrë jashtë funksioni Kushtetutën dhe procesin e rregullt ligjor.

Është model që zbaton urdhërin e të fortit në pushtet!

Ky ligj si model u mor nga Erdogani. Ai shkroi në ligj emrat e gjykatëve që i damkosi si ?Gülenistë?, dhe i hoqi ?ligji?… pra as proçes i rregullt ligjor e as gjë!

E njëjta gjë është edhe ky ligj që propozon Rama. Madje edhe me procedura të përshejtuara (shkelje tjetër Kushtetuese). Se ç?urgjencë ka, vetëm Ai e di!

Nëse ky ligj kalon dhe zbatohet, nuk do çuditesha kur të vijë ligji tjetër për dënimin e ?Esadistëve?!

Erdogani hoqi qafe ?Gülenistët?, Edvini do heqë qafe ?Esadistët?!

Të gjithë ata që presin reagime apo zgjidhje nga Europa apo SHBA, e kanë kot!

Askujt nuk i intereson kjo gjë! Ndaj duhet mbledhur mendja, në ka kush për të reagur duhet ta bëjë! Përndryshe ta gëzojmë Erdoganin edhe ne!

Demokracia, Keshilli i Europës, NATO, BE e SHBA janë larg…

Janë thjesht në letër…/ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga