LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

3.4 milion eurot e kapura në Durrës/ Zbardhen pyetjet që kapin “mat” Bashën?

29 Qershor 2018, 11:06, Aktualitet CNA
3.4 milion eurot e kapura në Durrës/ Zbardhen pyetjet që kapin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e Bashës, për shumën prej 3.4 milion eurosh të kapura disa ditë më parë në Durrës.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Balla shkruan se ?Lulëzim Basha nuk paska as turp as minimumin e dinjitetit?.

Sipas Ballës, dje në Kuvend u bë publike një prej provave që e penalizon rëndë Kryetarin e Partisë Demokratike për lidhjet e drejtëpërdrejta me personat e shpallur në kërkim A.V. dhe E.V.

Më tej, Balla i drejton edhe disa pyetje kreut të PD, për të cilat thotë se Basha duhet të japë përgjigje.

Postimi i plotë:

Lulëzim Basha nuk paska as turp as minimumin e dinjitetit!

Dje në Kuvend u bë publike një prej provave që e penalizon rëndë Kryetarin e Partisë Demokratike për lidhjet e drejtëpërdrejta me personat e shpallur në kërkim A.V. dhe E.V.

Në respekt të ligjit kjo provë do të depozitohet në organet e drejtësisë.

Lulëzim Basha jo vetëm që është i lidhur ngushtë me vëllain e njërit prej personave në kërkim nga Policia, por ai duhet të sqarojë publikun:

A ke njohje personale ti Lulëzim Basha edhe me personat e shpallur në kërkim?

A kanë qenë ata financues të Partisë Demokratike në aktivitete politike të saj?

A bëjnë pjesë këta persona në një anturazh të ngushtë të Lulëzim Bashës?

Përpjekja e sotme e PD që shpifjen ta kthejë në qëndrim zyrtar të Partisë Demokratike, për ta përdorur si alibi në procesin gjyqësor, nuk e shpëton dot Lulëzim Bashën!

Lajmet e fundit nga