LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thellohen përçarjet në PD/ Berisha braktis Bashën

28 Qershor 2018, 12:38, Aktualitet CNA
Thellohen përçarjet në PD/ Berisha braktis Bashën

Seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me debate, akuza dhe kundër-akuza në lidhje me vendimin e BE, për negociatat me Shqipërinë.

Sipas opozitës, BE nuk ka një datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe për këtë bën përgjegjëse qeverinë. Nga ana tjetër, mazhoranca thotë se BE ka një datë për hapjen e negociatave dhe se vendimi i 28 qershorit ishte pozitiv.

Opozita akuzon qeverinë për kriminalizimin e vendit, nga ana tjetër qeveria akuzoi opozitën për nxirje të imazhit të Shqipërisë.

Por, një detaj tjetër që ka rënë në sy në seancën e sotme të Kuvendit, ka qënë mungesa e ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Mesa duket lideri historik i PD, Sali Berisha nuk pajtohet me qëndrimet dhe veprimet e Lulzim Bashës dhe ka zgjedhur të distancohet, duke mos marrë pjesë në seancën e Kuvendit.

Berisha nuk është paraqitur në sallën e Kuvendit, por në lidhje me negociatat ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, duke personalizuar qëndrimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga