LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teatri dhe fytyra tjetër e “lali Erit”/ Kryebashkiaku bën sekserin

28 Qershor 2018, 15:19, Aktualitet CNA
Teatri dhe fytyra tjetër e “lali Erit”/ Kryebashkiaku bën

Debati për ndërtimin e Teatrit Kombëtar ka ndezur jo vetëm rrethin e artistëve por edhe atë politik.

Deri tek diskutimi, gjithçka është në rregull, pasi bëhet fjalë për një institucion të rëndësishëm kombëtar.

Por, përfshirja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj pa pasur kompetenca ligjore, i ka dhënë debatit kah tjetër.

Teatri Kombëtar, është në varësi të Ministrisë së Kulturës, ndërkohë që në diskutime me artistët apo kudo që flitet për Teatrin shfaqet si hije Veliaj dhe flet për marrëveshje.

E kemi parë në krah të ministres ?memece? Mirela Kumbaro, duke debatuar me artistët dhe duke folur për marrëveshje, sikur të bëhej fjalë për pronën e tij private apo për një pronë që varet nga institucioni që ai drejton.

Për më tepër Veliaj bën marrëveshje dhe flet në emër të një kompanie private. Thënë qartë ai është shfaqur si sekser i kompanisë private, që është përzgjedhur për ndërtimin e Teatrit të ri.

Veliaj mund të flasë me kompaninë ndërtuese, për aq sa kompetenca i ka dhënë ligji, si për taksat, katet e objektit që do të ndërtohet e të tjera, por jo të flasë dhe të bëjë marrëveshje në emër të saj me artistët.

Teatri sipas projektligjit të miratuar një ditë më parë nga Qeveria,  do të ndërtohet me partneritet publik privat (PPP).

Komisioni që do të negociojë me kompaninë  e ndërtimit do të drejtohet nga Kryebashkiaku Veliaj. Në këtë mënyrë,  Bashkia Tiranë dhe ?lali Eri? do të luajnë rolin e kompanisë së ndërtimit.

Sipas projektit, sipërfaqja që do të zërë godina e re e Teatrit do të jetë më e vogël se njolla aktuale. Teatri i ri do të ketë një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrorë./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga