LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Saimir Tahiri “zbarkon” në Kuvend/ Spaho bën deklaratën e fortë

28 Qershor 2018, 10:16, Aktualitet CNA
Saimir Tahiri “zbarkon” në Kuvend/ Spaho bën

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka qënë i ashpër në fjalën e tij në seancën parlamentare të kuvendit.

Spaho ka përmendur një nga një pothuajse të gjitha ?bëmat dhe gjëmat? e kësaj qeverie.

Spaho ka rikthyer në vëmendje çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe atë të minisitrit aktual të punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj.

?5 milionë euro në muaj fitonte Saimir tahiri ose rreth 3 Toyota Yaris. 7 milionë euro përdorte për të fituar zgjedhjet. Për ekstradimin e Nazer Seitit, a e di njeri se kur do të mbarojë hetimit Kush ndërhyri për lirimin e Saimir Tahirit?

Pas Saimirit, erdhi Fatmiri, i cili nuk kishte kushërinj, por vëllain të përfshirë në trafik droge.

Një sasi prej gjysëm toni kokainë u kap në Durrës, dje ngjarja u harrua sepse për këtë qeveri çudia më e madhe tre ditë zgjat. Kush e priste dhe shpërndante drogën nëpër Europë?

Dhe tashmë kemi edhe pastrimin e parave. Jemi kthyer në lavatricën më të madhe në Europë për pastrimin e parave dhe prova janë 3.4 milion eurot e kapura në Durrës.

Kur me një ?Toyota? me bagazh të vogël transportohen 3.4 milion euro, imagjinoni çfarë bëhet me kamionët?-tha ndër të tjera Edmond Spaho.

Po ashtu ai foli edhe për negociatat, duke akuzuar qeverinë se është përgjegjëse për shtyrjen e tyre nga BE.

“Krimi lulëzon nga të gjitha anët dhe Prokurorja e Përgjithshme bën sehir. A u gjet kush e vodhi Prokurorinë e Durrësit?! As në Afrikë nuk ndodh kjo.”-deklaroi Spaho. / CNA.al

Lajmet e fundit nga