LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgatitjet për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë/ Hahn: Do të fillojnë menjëherë

28 Qershor 2018, 10:40, Aktualitet CNA
Përgatitjet për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë/ Hahn:

Përgatitjet për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të fillojnë menjëherë, deklaroi komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, në një intervistë për radion ?Europa e Lirë?.

Hahn theksoi se me vendimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme, Komisioni ka marrë dritën jeshile për të nisur punën që do të mundësojë nisjen e negociatave zyrtarisht nga mesi të vitit të ardhshëm.

?Do të duhen më shumë se 100 konferenca ku duhet të analizohen elemente të ndryshme. Kjo është një sfidë për qeveritë, veçanërisht për administratën?, theksoi Hahn.

??Qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet ta shohin këtë nga perspektiva shumë pozitive. Shpresoj të mos humbim kohë, nuk do të presim deri në vjeshtë për të filluar punën?, shtoi ai.

?Nuk do të doja të thosha gjysmë gote e mbushur, por pothuaj 90 për qind e gotës është e mbushur pasi shumica dërrmuese e vendeve anëtare i njohën arritjet e tyre dhe duhet të kuptohet se kjo është përkushtim shumë i fuqishëm i liderëve politikë, gjithashtu edhe nga qytetarët, për vendosmërinë në lidhje me perspektivën e tyre evropiane. Dhe kjo është mundësi e mirë për t?i bindur tri vendet se qasja e tyre skeptike nuk është e justifikueshme?, thotë eurokomisioneri Hahn.

INTERVISTA

Kur mund të nisë vlerësimi i përparimit në reforma për Shqipërinë dhe Maqedoninë?

Shpresoj që ka nisur tashmë. Varet nga ne, si Komision, që të pëgatitemi për hapjen e negociatave. Vendimi i së martës i ka hapur rrugë kësaj. Këshilli Evropian, në të njëjtën kohë, ka kërkuar që ne si Komision të nisim menjëherë përgatitjet për procesin e vlerësimit.

 Pra, vlerësimi mund të nisë tani, për të gjithë kapitujt, për të dyja vendet?

Po, vlerësimi bëhet për fusha të ndryshme të 33 kapitujve. Bëhen vlerësime se ku është vendi sot në krahasim me ligjet e BE-së. Bazuar në to, ne do ta bëjmë propozimin për të ashtuquajturit standarde, që do të jenë bazë për negociatat për kapituj të ndryshëm.

 Është pak e paqartë se kur mund të nisin negociatat e anëtarësimit në BE për të dyja vendet. A mund të na thoni se kur?

Në fakt, ne kemi nisur sot procesin, sepse vlerësimi është pjesë e gjithë procesit. Natyrisht se ka elemente të ndryshme, por me vendimin e së martës, ne, si Komision, kemi marrë dritën jeshile për të nisur punën që do të na mundësojë nisjen e negociatave zyrtarisht në mes të vitit të ardhshëm. Kjo duhet të çojë në konferencën ndërqeveritare, e cila, së paku deri në fund të vitit të ardhshëm, do të duhet të marrë vendim sa i përket hapjes së kapitujve të parë.

 Pra, ju jeni të sigurt se kjo do të ndodhë në qershor të vitit 2019, se asnjë vend tjetër anëtar nuk mund ta ndalojë më këtë proces?

Jo, sepse vlerësimi varet nga ne si Komision. Është një detyrë gjithëpërfshirëse, sepse, sipas njerëzve të mi, bëhet fjalë për më shumë se 100 konferenca ku duhet të analizohen elemente të ndryshme. Pra, është një sfidë për qeveritë respektive dhe sidomos administratat.

 Qershori 2019 është një muaj pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Çfarë do të thotë kjo?

Ka qenë shumë e qartë të martën se 25 vende anëtare kanë qenë shumë entuziaste. Pra, shumica janë entuziaste për perspektivën evropiane të dy vendeve? Por, prapë, besoj se një vit është kohë e shkurtër për të bërë analiza dhe secili duhet të kontribuojë që kjo të jetë e arritshme.

 Cilat kanë qenë argumentet e tre vendeve (Francës, Holandës dhe Danimarkës) që e kanë kundërshtuar afatin e tillë?

E kam thënë edhe të martën, gota gjithmonë mund të shihet gjysmë e mbushur ose gjysmë e zbrazët. Jepni besim, siguri, ose jini skpetikë. Shumica dërrmuese ka qenë në favor të shpërblimit të të gjitha këtyre arritjeve, sidomos të marrëveshjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe të reformës së gjyqësorit në Shqipëri. Pra, ka pasur mirëkuptim për të shikuar nga një pikëpamje shumë optimiste. Kanë qenë pak vende që kanë qenë skeptike, por në fund të ditës i kemi bindur që të jenë më mendjehapura dhe më optimiste.

 Por, me gjithë marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës, a nuk dërgon sinjal të keq kundërshtimi i këtyre vendeve, që mendojnë se ende nuk është bërë mjaftueshëm?

Qytetarët në Maqedoni dhe Shqipëri duhet të shohin nga një perspektivë shumë pozitive. Nuk do të thosha gotë gjysmë e mbushur, por 90% e mbushur. Shumica dërrmuese e vendeve anëtare kanë qenë në favor të njohjes së të gjitha këtyre arritjeve dhe të përkushtimit të liderëve dhe qytetarëve për perspektivën evropiane. Është po ashtu një mundësi e mirë për t?i bindur tri vendet se qasja e tyre skeptike nuk është e justifikueshme.

 Si mund të garantoni se e gjithë kjo do të ndodhë, marrë parasysh se në qershor të vitit 2019 ju do të jeni duke pastruar zyrën tuaj, sepse mandati do t?ju përfundojë, dhe në dhjetor kur priten të hapen kapitujt, ju nuk do të jenë më komisionar?

Bëhet fjalë për negociata midis institucioneve ? natyrisht se ato udhëhiqen nga njerëz, por mendoj se do të bëjmë gjithçka të mundur. E them se është një afat sfidues kohor, por do të doja të përfundoja atë që kam nisur në fillim të mandatit tim dhe të jap dritën jeshile gjatë kohës sime në zyrë. Kam investuar shumë dhe jam shumë i motivuar për përfundimin e kësaj. Por, e them prapë, bëhet fjalë për bashkëpunimin midis institucioneve, dhe përveç komisionarit përgjegjës, të gjithë ata që janë në bord në korrik, do të jenë në bord në dhjetor.

 Premtoni se ju do të jepni dritën e gjelbër përpara se të lini zyrën?
Po.

 

Lajmet e fundit nga