LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nxehet” Grida Duma/ I kundërpërgjigjet Xhafajt

28 Qershor 2018, 13:19, Aktualitet CNA
“Nxehet” Grida Duma/ I kundërpërgjigjet Xhafajt

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka marrë fjalën në Kuvend menjëherë pas ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Duma i është kundërpërgjigjur deklaratave të Xhafajt, i cili akuzat ndaj tij i cilësoi si shantazhe politike, duke i hedhur poshtë.

Deputetja Grida Duma tha se akuzat ndaj ministrit Xhafaj nuk janë shantazhe politike, por janë të gjitha prova dhe fakte.

Nga ana tjetër, deputetja demokrate ka folur edhe në lidhje me vendimin e BE për negociatat.

?Nëse ju thoni që është fitore që nuk hapen negociatat, me këtë koncept tuajin ne jemi në disfatë historike. Mali I Zi ka nënshkruar në të njëjtën kohë me ne marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe ka hapur negociatat, ndërsa për Shqipërinë është tre-fishuar monitorimi?-tha ndër të tjera Grida Duma.

Po ashtu ajo tha se ?E vetmja arsye madhore për të thënë është humbja, është se ju nuk e pranoni dot humbjen. Nëse do e pranonit do kishim shpresë se do ndryshonit në këto muaj, por ju thoni që fajin e ka opozita dhe nuk merrni përgjegjësi?

Deputetja demokrate riktheu në vëmendje edhe një deklaratë të kryeministrit Rama, i cili në një studio televizve pak ditë më parë tha se ?Europa nuk harxhon asnjë cent me ne?.

Sipas Grida Dumës, Rama është mosmirënjohës edhe me BE, pasi Shqipëria merr 80 milion euro në vit nga Europa./ CNA.al

Lajmet e fundit nga