LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërhyrjet nga Banka e Shqipërisë stabilizojnë euron/ Ja çfarë po ndodh

28 Qershor 2018, 06:23, Aktualitet CNA
Ndërhyrjet nga Banka e Shqipërisë stabilizojnë euron/ Ja

Euro ka vijuar që të rritet në tregun e brendshëm edhe pse me ritme tepër të ulëta. Një euro është këmbyer sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 126.06 lekë, rreth 0.08 pikë më shumë se një ditë më parë.

Aktorët e tregut (agjenci valutore dhe banka) thanë se ky stabilizim i euros në tregun e brendshëm lidhet me ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë. Sipas tyre, Banka e Shqipërisë ndërhyri javën e shkuar duke blerë valutë në disa nga bankat e nivelit të dytë me një çmim më të lartë se tregu. Këto ndërhyrje u bënë gjatë të martës, të mërkurës dhe të enjtes, ndërsa të premten u arrit që të stabilizohej niveli i këmbimit. Sipas aktorëve të tregut Banka e Shqipërisë ka përzgjedhur që të bëjë këtë ndërhyrje në tregun e këmbimit valutor nëpërmjet katër bankave të nivelit të dytë dhe dy zyrave të këmbimit valutor.

Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar se do të ishte aktive në tregun valutor për të frenuar rënine  e euros. Ndërhyrjet e Bankës në fillim të qershorit, pasi euro zbriti në 124.1 lekë e rritën përkohësisht monedhën e përbashkët deri në 128 lekë brenda pak ditëve, por më pas euro u dobësua sërish si rrjedhojë e ofertës së lartë të valutës. Gjithsesi, ndërhyrjet e vazhdueshme kanë arritur të stabilizojnë euron në nivelin e rreth 126 lekëve javën e fundit.

Ekspertët presin që euro të jetë e dobët për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me prurjet e turistëve dhe të emigrantëve.

Për sa i përket dollarit amerikan, ai është forcuar sot në tregun vendas duke u këmbyer në nivelin e 108.27 lekëve. Forcimi i dollarit ka reflektuar pozitën e tij në tregjet ndërkombëtare, ku monedha e gjelbër ka fituar pikë ndaj euros./ Monitor

Lajmet e fundit nga