LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Modelja nudo te Muri i Lotëve/ Polemika nga e gjithë bota

28 Qershor 2018, 21:20, Lifestyle CNA
Modelja nudo te Muri i Lotëve/ Polemika nga e gjithë bota

Marisa Papen, modelja belge është personazhi në foto, e për të ky imazh është thjesht një foto.

E nisur nga reagimet kundër e kritikat pa fund në llogari të saj, modelja Marisa Papen ka shkruar në uebfaqen e saj zyrtare se ?Liria po bëhet një luks?.

Por në Izrael realizimi e publikimi i kësaj pamje konsiderohet si një skandal të vërtetë fetare.

?Një episod i rëndë dhe i dënueshëm. Shenjtëria e vendit dhe ndjenjat e besimtarëve janë shkelur?, ka deklaruar rabini i Murit të Lotëve.

Kjo nuk është hera e parë që Papen vihet në qendër të polemikave. Në të kaluarën 26-vjeçarja u dënua me burg pasi kishte pozuar nudo në tempullin e Karnak pranë Luxor. E më pas ajo ka pozuar sërish nudo mes një fisi në Etiopi, me të cilët ka jetuar për 1 javë.

Por Jerusalemi konsiderohet një vend i shenjtë jo vetëm për hebrenjtë, por edhe për të krishterët e myslimanët, e kjo foto ka prekur një publik akoma edhe më të gjerë.

Lajmet e fundit nga