Connect with Us

Misteri i 5 miliardë lekëve/ Gazetari lëshon “bombën”: “20 makina të tjera kanë kaluar”

Aktualitet

Misteri i 5 miliardë lekëve/ Gazetari lëshon “bombën”: “20 makina të tjera kanë kaluar”

Publikuar

-

Gazetari Basir Çollaku është shprehur sot në studion e Fax News se kapja e Toyota në Durrës ngre shumë pikëpyetje lidhur me funksionimin e shtetit.

Ai thotë, se trafikantët kishin marrë garanci të fortë, sa kohë që ata e sollën ngarkesën në Shqipëri, pavarësisht paralajmërimit të kreut të PD-së Lulzim Basha.

Sipas gazetarit si në çdo ngjarje të rëndë, ata që po mbajnë përgjegjësi janë shoferët e kamionit, po jo garantët e miliona eurove. Çollaku shton se nëse dy makina janë kapur, atëherë kanë kaluar dhjetra të tjera.

“Si në çdo ngjarje të rëndë dhe të madhe në pranga bien shoferët e makinave, dhe porositësit e tyre fshihen. Nëse je duke hetuar ngjarje të tilla, dhe një oficer i thjeshtë e di që duhet shkuar deri te burimi, aq më shumë kur ke dhe një denoncim të kreut të opozitës. Hetimi duhet të kishte shkuar deri në fund.

Është e qartë se paraja kriminale e shumëfishuar në përmasa të frikshme, sipas miqve të mijë janë shuma disa herë më shumë sesa kaq, janë miliarda euro, që fitohen jashtë vendit dhe kanë si destinacion Shqipërinë”, ka thënë Çollaku.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë zjarri në Durrës

 Sipas tij, qarkullon një sasi e paimagjinueshme parash, buxheti i shtetit është konkurruar nga këto para që vijnë në Durrës.

“Personat nuk kanë pasur kokërr frike nga ana e transportuesve, ata e kishin ndarë mendjen, pasi kishin pasur garanci të plotë. 2 makina janë zënë 15 apo 20 të tjera kanë kaluar.

 Janë shumë mjete të tjera që mund të jenë futur në vendin tonë. Ata që kontrollojnë në aeroport ose port janë vartës, vartës të krimit, ata thjesht kanë hapur rrugën dhe kanë marrë ndonjë bakshish të rëndomtë.

Çdo hetues duhet që të udhëhiqet nga slogan: Ndiq paratë, ku shkojnë këto para? Ky është një lajm i ngritur dhe nga agjensitë e huaja”, është shprehur Çollaku.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dritan Leli thumbon Ramën/ “Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, u shfaq në nhë video, duke mbledhur mbeturina në një fushë sporti në Vlorë, ku dhe nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli.

Por, duket se edhe kryebashkiaku Leli i ka kthyer “reston” kryeministrit Edi Rama.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme, por ka bërë progress të vazhdueshëm.

Gjithashtu ai iu përgjigj edhe Ramës, ndërsa tha se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit. Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.”-tha Leli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Yuri Kim darkon me Dua Lipën dhe ndan foton/ “Një super yll në skenë dhe jashtë saj”

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, prej ditës së djeshme po qëndron në Tiranë.

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar këngëtarja Dua Lipa, është takuar edhe me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kjo e fundit ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi, ndërsa shkruan se Dua është një superyll në skenë, dhe më shumë edhe jashtë saj.

“Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, edhe më shumë”, shkruan Yuri Kim.

LEXO EDHE:  Kanosi me armë zjarri fqinjën e saj/ Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçare, sekuestrohet arma

LEXO EDHE:  Njerku abuzon me 14-vjeçaren në Durrës/ Dalin detajet tronditëse

Kujtojmë këtu se prej ditës së djeshme Dua Lipa po qëndron në Tiranë, ku ka ardhur për të parë nga afër punimet për një kopsht të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet me financimin e fondacionit të babait të saj.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro nuk ndal rënien/ Në treg ka shumë valutë nga turistët dhe hyrjet informale

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në tregun e brendshëm gjatë ditëve të fundit.

Të premten, një euro u këmbye me 122.19 lekë, duke shënuar një tjetër rekord që nga shkurti i vitit 2020, përpara se të fillonte kriza pandemike.

Gjatë javës së fundit euro ka humbur 0.3 lekë.

Sipas aktorëve të tregut rënia e euros lidhet me tre arsye:

-Së pari nga hyrjet e larta informale të valutës, që kanë krijuar shumë ofertë në treg, ndërkohë që euro nuk po tërhiqet. Edhe raportimet e policisë vazhdimisht flasin për persona që kapen me valutë të padeklaruar gjatë hyrjes në kufi.

-Së dyti, kjo tendencë është përforcuar dhe nga efektet sezonale, si rrjedhojë e shtimit të turistëve. INSTAT raportoi se në qershor, hyrjet e shtetasve të huaj po i afroheshin niveleve të pandemisë. Në qershor në vend hynë 604 mijë shtetas të huaj. Në krahasim me të njëjtin muaj të 2020-s, kur vendi ishte në pandemi, shifra është 3.4 herë më e lartë. Ndërsa në raport me 2019-n, hyrjet e shtetasve janë vetëm 4% më të ulëta.

LEXO EDHE:  Prapaskenat historike/ Pse nuk u ngrit Flamuri në Durrës

-Së treti, edhe në bursat ndërkombëtare monedha e përbashkët ka qenë e dobët. Sot në bursa, euro këmbehej me 1.17 dollarë, niveli më i ulët që nga muaji prill. Dollari është forcuar ditët e fundit ndaj euros pas sinjaleve për një ecuri pozitive të punësimit në SHBA, që tregojnë se ekonomia më e madhe në botë po vijon rikuperimin pavarësisht pandemisë.

LEXO EDHE:  Dhunojnë me shkop bejsbolli rojën e karburantit/Ja sa para i marrin hajdutët në Durrës

Gjatë gushtit sezonalisht euro është e dobët në tregun e brendshëm, pasi efektet sezonale përforcohen me ardhjen e emigrantëve.

Gjatë këtij viti (deri në 23 korrik), euro është këmbyer mesatarisht me 123.1 lekë. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë, mesatarja e monedhës së përbashkët ishte 123.7 lekë, për shkak të rritjes së fortë të monedhës së përbashkët ne fillim të pandemisë, ku euro arriti deri në 130 lekë për disa ditë në fund të marsit, pas bllokimit të përkohshëm të fluturimeve.

Më pas euro ka qenë e qëndrueshme në nivelet e rreth 123 lekëve./Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë

LEXO TE PLOTE