LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush spiunoi te Basha për makinën me euro?

28 Qershor 2018, 08:13, Aktualitet CNA
Kush spiunoi te Basha për makinën me euro?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë seancës së parlamentit një javë më parë, në një moment ku deputetët e mazhorancës po qeshnin,  paralajmëroi kapjen e sasisë së eurove në Durrës.

Duke ju drejtuar Taulant Ballës, Basha tha,- ?Shikoni si zgërdhihen. Ata që zgërdhihen më shumë, njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh.

Mbajeni mend këtë që po ju them. Dhe ka porositur një Toyota Yaris, por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion eurot e drogës brenda.

Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt?.

Pas tre ditësh, policia kapi në Durrës pak më shumë se dyfishin e shumës së deklaruar nga Lulzim Basha.

E gjithë pikëpyetja e këtyre ditëve debat, ka qënë kush e çoi informacionin te Basha?

Kreu i Partisë Demokratike, akuzoi Taulant Ballën dhe më pas ky i fundit i bëri padi për dekonspirim të operacionit të policisë.

Por, si qëndron e vërteta dhe kush janë dekonspiruesit?

Detyra e opozitës është të denoncojë, dhe Basha duke pasur një informacion të konfirmuar e ka bërë atë publik, këtu shmanget si dekonspirues.

CNA.al ka mësuar se në datën 20, Policia e Shtetit ka marrë informacion në lidhje me mjetet me euro që po vinin drejt Shqipërsië. Informacioni ka dy rrugë, direkt nga agjencitë partnere, ose këto të fundit kanë sjellë informacione nëpërmjet oficerëve të kontaktit.

Në Policinë e Shtetit, dijeni ka pasur drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe vartësit e tij kryesorë, po ashtu dijeni ka pasur edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, pra në total pesë persona.

I gjithë informacioni është dhënë në datën 20. Pra, të mërkurën e javës së kaluar. Në datën 21, në seancë parlamentare, Lulzim Basha ka përmendur makinën me para.

Pra, në rast se prokuroria do të hetojë dhe do të zbardhë kush janë dekonspiruesit, duhet të fillojë te Fatmir Xhafaj, Ardi Veliu dhe vartësit e tij.

Së dyti, prokuroria mund të gjejë dekonspiruesin tek oficerët e kontaktit. Që janë një ose dy dhe vinin nga vendet mike.

Pra, tek Lulzim Basha, nëse dekonspirimi ka ardhur nga strukturat e shtetit shqiptar janë oficerët e kontaktit, policia e Shtetit dhe ministri i Brendshëm.

SHISH përflitet se është ai dekonspiruesi, dhe këtë kryesisht e bëjnë mediat pranë qeverisë. Por, në fakt burime zyrtare nga prokuroria i thanë CNA.al se ky institucion ka njoftuar me shkresë zyrtare prokurorinë me datë 22, të nesërmen që ka folur Basha. Pra, në mënyrë proceduriale, SHISH përjashtohet.

Si gjithmonë, fajtori do ngelet pa faj. Dekonspiruesit do akuzojnë njëri-tjetrin dhe ata të qeverisë dhe ata të SHISH-it./ CNA.al

Lajmet e fundit nga