LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbolli bën bashkë politikën me artin/ Era Istrefi përkrah Presidentit të Shqipërisë

28 Qershor 2018, 10:00, Aktualitet CNA
Futbolli bën bashkë politikën me artin/ Era Istrefi përkrah

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar ndeshja e Zvicrës kundër Kosta Rikës e cila është mbyllur me rezultatin 2:2.

Presidenti Ilir Meta ka organizuar një mbrëmjen me të ftuar nga fusha e artit e sportit për të ndjekur në Presidencë këtë ndeshje.

Në fotot që janë publikuar në rrjetet sociale kemi parë se krah Presidentit ka qenë këngëtarja shqiptare Era Istrefi, e cila këndon këngën e Kampionatit Botëror për këtë vit së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Në këtë tyrezë kanë qenë edhe Nora Istrefi, Kastro Zizo Robert Berisha, Kastriot Tusha e shumë emra të njohur.

Duket se ka qenë një mbrëmje e qetë dhe ndeshja është ndjekur me mjaft kuriozitet për vetë faktin se në skuadrën e Zvicrës luajnë edhe futbollistë shqiptarë.

Lajmet e fundit nga