Connect with Us

Basha pas shpinës së Ramës/ “Rrugaç, kriminel dhe mashtrues”

Aktualitet

Basha pas shpinës së Ramës/ “Rrugaç, kriminel dhe mashtrues”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, nuk ka kursyer batutat në Kuvend, gjatë debatit për negociatat.

“Zoti ka kursyer kufijtë e inteligjencës dhe jo të budallëkut”, ka thënë Rama dhe më pas ka lënë sallën e Kuvendit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD –së, Lulzim Basha, i cili është kundërpërgjigjur Ramës, duke përdorur shprehjet e tij.

“Zoti nuk e ka kufizuar budallallëkun se dëgjojmë një mashtrues, dhe një njeri të lidhur me krimin si ky që la sallën.  Ky (Rama) do të vazhdojë t’ju fyejë nëpër lëndina dhe qytete, t’ju shesë sapunin për djathë mos hapjen e negociataveë’, ka thënë Basha.

LEXO EDHE:  Shkrirja e PS-së në Shkodër/ Rama shtyn mbledhjen me drejtuesit e rajonit të veriut

Sipas të njëjtit, askush përveç KE nuk mund të hapë negociatat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosen babë e bir në Fushë Krujë/ Dërgohen me urgjencë te Trauma në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dy persona, , janë plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së sotme në Fushë Krujë. Babë e bir, Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç banorë të fshatit Larushk të Fush Krujës, janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë me plagë të shkaktuar nga mjetet e mprehta në disa pjesë të trupit.

Gjendja më e rëndë paraqitet për 58-vjeçarin, i cili ka marrë plagë në bark.



LEXO EDHE:  Ministri kolumbian dhe gjenerali amerikan nxjerrin gënjeshtar kryeministrin Edvin

Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri Alban Stafuka ka pak kohë që është kthyer nga Spanja.
Janë ende të paqarta motivet, autorët dhe vendi ku janë plagosur babë e bir. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“U shua drita udhëheqëse”/ Bushati fjalë të ndjera për ndarjen nga jeta të të atit

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka dhënë lajmin e ndarjes nga jeta të babait të tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bushati shkruan se i ati ndërroi jetë në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë.



“Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën. E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.
Prehu në paqe i shtrenti ynë!”, shkruan Bushati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapja e shkollave në Kosovë/ Hoti: Po përgatitet udhëzuesi për mënyrën e organizimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se po përgatitet një udhëzues për organizimin e vitit të ri shkollor, për hartimin e të cilit po studiohen edhe përvojat e vendeve të tjera.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoti thotë se vendimi final do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike duke theksuar se në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen komunat.



“Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera.
Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet.
Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me kryetarët e komunave dhe drejtorët për arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor. Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional”, shkruan Hoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE