LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentohet mjeti i maturantëve/ Raportohet për të plagosur

28 Qershor 2018, 06:14, Aktualitet CNA
Aksidentohet mjeti i maturantëve/ Raportohet për të plagosur

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Mësohet se një automjet, me të cilin udhëtonin tre maturantë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur një maturante, identiteti i së cilës ende nuk dihet.

Nga raportimet e para bëhet e ditur se e plagosura ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se maturantët ishin duke u kthyer nga festa e Maturës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lajmet e fundit nga