LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal-Paralizohet trafiku në autostradën Durrës-Tiranë (foto+video)

27 Qershor 2018, 06:23, Aktualitet CNA

Qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë mëngjesin e sotëm ka qënë një kaos total.

Për të gjithë ata qytetarë që sot do udhëtojnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës, shanset janë që të mbeten në rrugë, për shkak të paralizimit të trafikut.

Në dalje të Durrësit, afër mbikalimit të Shkozetit trafiku është paralizuar. Për shkak të punimeve në rrugë, automjetet janë detyruar të kthehen mbrapsht duke shkaktuar kaos dhe paralizim të trafikut.

Ndërkohë edhe në rrugën e vjetër trafiku është në kaos. Ashtu siç shikohet edhe në fotot dhe video të siguruar nga CNA.al, automjetet kanë krijuar radhë kilometrike.

 

Lajmet e fundit nga