LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpërthen” Rama/ BE i tregoi vendin qeverisë shqiptare

27 Qershor 2018, 09:02, Aktualitet CNA
“Shpërthen” Rama/ BE i tregoi vendin qeverisë shqiptare

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar pas vendimit të djeshëm të BE, për shtyrjen e negociatave me Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, Luan Rama tha se Këshilli i Evropës vendosi të mos hapë negociatat me Shqipërinë, ndërsa qeveria po mundohet ta paraqesë vendimin si një fitore.

?Ministrat e BE vendosën të mos hapin negociatat me Shqipërinë duke përcaktuar kushtet që duhet të
plotësojë, që është një qëndrim i prerë i KE ndaj qeverisë shqiptare.?-deklaroi Rama.

Po ashtu ai theksoi se përpjekjet e qeverisë për ta paraqitur vendimin si fitore është përpjekje e radhës për t?u tallur me shqiptarët.

?BE nuk mund të ketë një partner si qeverinë shqiptare që në vend se të krijonte një klimë konsensusi e ktheu në një periudhë lufte dhe poshtërimi ndaj opozitës. Vendimi për të mos çelur negociatat është një përpjekje djallëzore e qeverisë për të fshehur dështimin. Ajo që duhet të bëjmë së bashku është të fokusohemi tek përmbushja e kritereve?- u shpreh Luan Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga