Connect with Us

Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare/ PD kërkon hetim për investimet në shesh

Aktualitet

Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare/ PD kërkon hetim për investimet në shesh

Publikuar

-

/

Mungesa e shkarkimeve të ujërave nëntokësore, të punimeve në shesh, janë bërë shkak i përmbytjes dhe shkatërrimit të qindra titujve dhe materialeve në Bilbiotekën Kombëtare dhe në Arkivin e Bashkisë së Tiranës.

Denoncimi i bërë publik nga deputetët e Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi dhe Hekuran Hoxhalli, vë në dukje një tjetër skandal të investimeve nga Bashkia Tiranë.

“Punimet në shesh, përballë hyrjes së Bibliotekës ka bllokuar rrjedhjen e ujërave nëntokësore”, tha z.Gurakuqi i cili theksoi se i është drejtuar parlamentit me kërkesa të vazhdueshme për një Bibliotekë të re Kombëtare dhe të një Arkiv Qëndror modern.

“E kam kërkuar disa herë në Parlament dhe gjatë diskutimit të buxhetit të shtetit, por kemi hasur në vesh të shurdhët”, tha Gurakuqi.

Deputeti Hekuran Hoxhalli theksoi se qeveria po mundohet të shesë idenë se përmbytja erdhi nga reshjet e shiut, por e vërteta është krejtësisht tjetër, tha ai.

LEXO EDHE:  Andi Bushati: Zgjedhjet brenda PD, dështim më i madh se sa humbja më 25 prill

“Përmbytja me themel e Bibliotekës Kombëtare shkaktar ka investimet pa kushtin bazë në shesh, shkarkimin e ujërave, të cilat mungojnë. Kjo është arsyeja që 20 milionë euro investim, nuk mjaftojnë për të kryer fillimin e çdo pune publike, trajtimin e ujërave të shiut”, tha Hoxhalli, duke kërkuar hetim dhe ndëshkim për këtë abuzim.

Ai theksoi se “Kryearkitekti diletant i Shqipërisë, kur ‘dhunoi’ Sheshin Skënderbej nuk e la në duart e ekspertëve të inxhinierisë, por fantazisë dhe kapriçios së tij”,- tha Hoxhalli.

Biblioteka Kombëtare pas përmbytjes kishte mbyllur të gjitha hyrjet e saj, ndonëse deputetët demokratë kërkojnë prej ditësh të vëzhgojnë nga afër situatën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kim “zbarkon” në zyrën e Bashës/ Zbardhet diskutimi

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryetarin e  shkarkuar të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Me një postim të Twitter, Kim shkruan se biseduan për marredheniet me SHBA, duke përfshirë edhe mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe investimet nga veriu në jug.

LEXO EDHE:  Opozitë për Bashën, dhe opozitë përtej Bashës

LEXO EDHE:  PD i përgjigjet ashpër KLP Arben Krajën/ Po mashtron qytetarët mbi të kaluarën si hetues politik i diktaturës



“Faleminderit PD dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer për çështje kyçe në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur investimin e SHBA në Shqipëri, nga veriu në jug. Opozita e fortë përpara është thelbësore për demokracinë”, shkuan Kim./E.K-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ekziston mundësia që Basha mos marrë pjesë në këto zgjedhje”/ Ristani tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Arben Ristani, ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në një intervistë për media,  Ristani theksoi se ka shumë kandidatura për Shkodrën, duke shtuar se primaret janë tepër të rëndësishme.

Ish deputeti shtoi më tej se ekziston mundësia që Basha të mos hyjë në këto zgjedhje, duke treguar si arsye se tashmë ai është pakicë.



Ne besojmë se do nxjerrim kandidaturë të mirë për Shkodrën. Ka pasur shumë kandidatura për Shkodrën. Kandidatura të mira sigurisht që ka pasur edhe në bashki të tjera, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Primaret janë shumë të rëndësishme që të zhvillohen, që të zgjidhen ata që vërtetë populli i do t’i përfaqësojë. Janë të ftuar të votojnë të dielën demokratët për primaret. Kush do marrë më shumë vota se tjerët do jetë edhe kandidati zyrtar për bashkinë përkatëse. Interesi më i madh është në bashkitë e mëdha, por edhe në bashkitë e tjera, patjetër.

Durrësi ka qenë bastion i PD dhe presim që edhe votimi të jetë në favor të së djathtës. Ende nuk ka një vendim nëse do të hyjmë në koalicion me LSI-në. Ne nuk mund të lëmë dot demokratët që të mos përfaqësohen, ata meritojnë shumë. Rama ka interes që të mbajë Bashën në këmbë. Ekziston mundësia që Basha mos marrë pjesë në këto zgjedhje, është pakicë ekstreme”, deklaroi Ristani./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beteja me FSHF-në/ Justifikohet Veliaj: Po e bëjmë për të ardhmen e fëmijëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj pasi ka zhvilluar një takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve publike, u ndal në një bashkëbisedim edhe me drejtuesit e universiteteve private, ku është folur për programit për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë”.

Në fjalën e tij, Veliaj foli për reformën e thellë që është bërë në universitete.

“Me sa duket, në këtë vend çdo javë ka nga një debat: një javë patëm çështjen e betoniereve, javën tjetër rindërtimin te “5 Maji” dhe nevojën e qytetit për t’u urbanizuar, pastaj për të ndërtuar Unazën e Madhe, e cila sjell zhvillim cilësor në zona si Bregu i Lumit, që njihen si periferi. Sot kemi një debat tjetër, për një reformë në sport. Përpara disa vitesh ishte tabu të filloje një betejë me “Kristalet” dhe “Vitrinat”, por ja ku jemi sot. Atëherë mendohej se këta ishin të paprekshëm”, tha Veliaj.

Ai shtoi se nuk ka të paprekshëm, duke sjellë shembullin e universiteteve private, të cilat janë vërtet të pavarura, por duhet të raportojnë diku.



“Universitetet janë të pavarura, por nuk janë të paprekshme. Kanë një bord, auditohen, japin llogari, kanë një komision që vjen nga Ministria e Arsimit dhe i vlerëson. Kurse universitetet që prodhonin diploma me shaptilografë nuk ekzistojnë më. Të tjerët, që janë qendra të ekselencës, inkurajohen të vazhdojnë më tej, të pavarur patjetër, dhe jo të paprekshëm”, tha Veliaj.

LEXO EDHE:  “Basha të japë dorëheqjen”/ Garo: Lëvizja e Berishës po zgjon shpresat e demokratëve

LEXO EDHE:  Patozi “masakron” Ramën dhe Bashën/ Qeveria është duke u zvarritur, kreu i PD-së ka vetëm një hall

Kryebashkiaku tha se beteja me FSHF-në është një sfidë për brezin e ri të sportistëve, që duan të ndjekin ëndrrat e tyre me meritë.

“Beteja ku jam përfshirë si aksioner i Sport Klub Tiranës, por edhe si kryetar i bashkisë së Tiranës, si financuese e shumë terreneve sportive, bëhet mbi këtë bazë: Nëse do të ishte çështje investimesh, mund të bëhet prapë sepse një pemë që nuk mbin, e mbjell prapë, një pllakë që nuk zë, punë e madhe e ndërron prapë. Por, te sporti dhe arsimi bëhet fjalë për jetë njerëzish: Një student nuk i thua dot se “dolëm huq! A vjen ta bësh edhe një herë Bachelorin?” Si ajo shprehja në anglisht: ‘Ke vetëm një shans’ që t’ia qëllosh me një student, me një fëmijë, me një sportist. Ndaj, besoj se kjo sfidë që kemi është për ato punë që mund të bëhen vetëm një herë, në dallim nga një punë tjetër që mund të rregullohet. Një brezi sportistësh apo studentësh nuk i thua dot ‘më vjen shumë keq, por brezi juaj u dogj për abuzime dhe tahmanë e dikujt, se donte të shtypte diploma për të fituar ca para’. Këtë brez nuk e kthen dot më! Kush u dogj me ‘Kristal’ e me ‘Vitrina’ iku, çështja është të reflektojmë dhe ta bëjmë më mirë”, u shpreh Veliaj./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE