LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD nuk ndalet/ Bën thirrje për rrëzimin e Ramës

27 Qershor 2018, 18:05, Aktualitet CNA
PD nuk ndalet/ Bën thirrje për rrëzimin e Ramës

Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se dështimi i negociatave lidhet me keqqeverisjen e Ramës dhe e ka paralajmëruar atë se shqiptarët nuk do të presin dhe një vit për të marrë një tjetër refuzim.

Postimi i plotë:

Koha e Edi Rames ka mbaruar!

Ai eshte deshtimi me i madh i Shqiperise ne keto 28 vjet.

Ka thyer çdo rekord negativ te paraardhesve socialiste, duke stopuar per 5 vjet integrimin e Shqiperise.

Edi Rama nuk mund dhe nuk do ta kete shansin qe te zvarrise shqiptaret edhe nje vit tjeter per te marre nje refuzim tjeter. Shqiptaret nuk kane me kohe per te humbur!

Koha e Edi Rames ka mbaruar! /CNA.al

Lajmet e fundit nga