LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita në kaos/ Deputeti i LSI –së "sulmon" ashpër Bashën

27 Qershor 2018, 17:13, Aktualitet CNA
Opozita në kaos/ Deputeti i LSI –së "sulmon"

Prej disa kohësh, LSI dhe PD kanë shfaqur shenjat e një mosdakordësie në opozitë. Një ndër rastet më flagrante është qëndrimi i nënkryetarit të kësaj force Luan Rama, i cili gjatë seancës parlamentare të së enjtes, ndërsa Lulzim Basha kishte bllokuar foltoren, i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit të zhbllokonte punimet.

Pas këtyre ngjarjeve, CNA.al ka zhvilluar një intervistë me deputetin e LSI Nasip Naço, i cili prej kohësh qëndron më i distancuar nga veprimet e PD në opozitë. Teksa shpjegoi qëndrimet e tij shpesh herë ndryshe nga ato të grupit parlamentar të LSI, Naço u shpreh: “Ne nuk jemi vasalë të Partisë Demokratike. Kemi filozofi, kemi lidership, kemi marrë dhe 226 mijë vota në zgjedhjet e fundit edhe sigurisht që i falenderojmë të gjithë mbështetësit e LSI-së. Është një forcë politike që është rritur në çdo palë zgjedhje”.

Pjesë nga intervista:

CNA.al: Si i komentoni ju veprimet e Kryemadhit dhe Bashës në Kuvend? Sa i mbështesni? Kujtojmë këtu rastin kur LSI ka braktisur Kuvendin dhe ju nuk jeni bashkuar.

Nasip Naço: Unë besoj se ne jemi dy parti të ndryshme. Dy mentalitete dhe dy filozofi të ndryshme. Secila mban qëndrimin e vet, qoftë në Komisione dhe qoftë në Kuvend. Personalisht në disa raste nuk jam pajtuar me qëndrimet që mban grupi parlamentar apo dhe në Komisionin e Ligjeve. Sepse kështu e mendoj dhe si pjesë të filozofisë së LSI.

Në shumë raste një pjesë e deputetëve të PD kanë dalë dhe unë kam qenë pjesë aktive e Komisionit. Sepse kështu e mendoj dhe si pjesë të filozofisë së LSI.

Ne nuk jemi vasalë të Partisë Demokratike. Kemi filozofi, kemi lidership, kemi marrë dhe 226 mijë vota në zgjedhjet e fundit edhe sigurisht që i falenderojmë të gjithë mbështetësit e LSI-së. Është një forcë politike që është rritur në çdo palë zgjedhje.

Në fjalën time në Kuvend që ditën e parë kam deklaruar se do të bëj një opozitë progresiste në Parlament, që është pjesë e mentalitetit dhe kulturës së secilit deputet dhe forcës që përfaqëson, sigurisht. /CNA.al

Lajmet e fundit nga