LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negociatat me BE/ Zbulohet arsyeja pse Holanda dhe Franca dhanë “JO-në”

27 Qershor 2018, 15:35, Aktualitet CNA
Negociatat me BE/ Zbulohet arsyeja pse Holanda dhe Franca dhanë

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në rubrikën ?Opinion? në News24, ka folur për vendimin e marrë ditën e djeshme nga ministrat e Jashtëm të BE, për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Gjosha është shprehur se Shqipëria ka bërë shumë hapa pas dhe çelja e negociatave shihet e zymtë sipas saj dhe në vitin 2019.

Gjosha ka thënë se Holanda ka dhe Franca nuk e kanë dhënë votën për Shqipërinë pasi kanë kërkuar bashkëpunimin me autoritetet shqipare, për goditjen e grupeve kriminale në Holandë dhe rikthimin e azilkërkuesve nga Franca, por nuk kanë gjetur mbështetje.

?Grupet kriminale në Hollandë janë shumë të mëdha dhe është kërkuar bashkëpunimi me autoritetet shqiptare për luftimin e tyre, por nuk kanë pasur bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare.

Edhe Franca është në të njëjtën situatë me azilkërkuesit, por sërish qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë përpjekje. Kjo  ka thyer besimin e këtyre vendeve dhe ka bërë që të mos japin votën?,- u shpreh Gjosha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga