LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negociatat/ Basha “sulmon” ambasadorët e SHBA dhe BE

27 Qershor 2018, 13:09, Aktualitet CNA
Negociatat/ Basha “sulmon” ambasadorët e SHBA dhe BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të BE për të shtyrë me një vit hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Kryedemokrati Basha, krahas akuzave dhe kritikave të forta në drejtim të qeverisë, nuk ka lënë pa shigjetuar edhe ambasadorët e BE dhe SHBA, përkatësisht Romana Vlahutin dhe Donald Lu, duke i cilësuar si pjesë e dështimit.

Ndonëse u shpreh se nuk donte të komentonte çfarë ata kishin thënë për shtyrjen e negociatave në qershorin e vitit 2019, kreu i opozitës la të kuptohet që ata ishin pjesë e dështimit, për shkak se sipas tij, dhanë dëshmi të rreme, nuk e panë krimin dhe drogën, nuk e panë korrupsionin.

?Nuk komentoj fare deklaratat e diplomatëve në Tiranë. Dështimi i sotëm është dështim edhe i atyre që dhanë dëshmi të rreme, u bën njësh me propagandën e Edi Ramës. Nuk panë drogën, nuk panë krimin, nuk panë korrupsionin. Por siç e kemi thënë, në Europë nuk hyhet me mashtrime, nuk hyhet me gënjeshtra, nuk hyhet me fasada dhe ky është realiteti me të cilin përballemi sot. Kjo është fatura e gënjeshtrave dhe mashtrimeve me të cilat përballemi sot, pavarësisht nga vijnë dhe kush i bën?,- u shpreh Basha.

Lajmet e fundit nga