LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me kalimin e kohës çiftet fillojnë dhe ngjajnë me njëri tjetrin/ Mësoni se përse ndodh kjo dukuri

27 Qershor 2018, 20:40, Kuriozitete CNA
Me kalimin e kohës çiftet fillojnë dhe ngjajnë me

Vjen një periudhë në lidhje që çiftet janë kaq të ngjashëm me njëri-tjetrin saqë njerëzit i ngatërrojnë shpesh ato për vëllezër e motra.

Ata duken njësoj, përfundojnë fjalitë e njëri-tjetrit dhe madje vishen me të njëjtat ngjyra.

A mendoni se njerëzit janë vetëm në kërkim të partnerëve që duken si ata, apo mendoni se çiftet me kalimin e kohës fillojnë të duken njësoj?

Ju ndoshta keni dëgjuar shprehjen e vjetër duke thënë se “të kundërtat tërhiqen”. E pra, kjo nuk është e vërtetë sipas një studimi nga psikologu Chris Fraley .

Ai tregoi se njerëzit priren të zgjedhin partnerë që janë më të ngjashëm nga pamja fizike tek karakteri i personit dhe aftësitë dhe talentet e veçanta.

Për më tepër, sipas Robert Zajonic, nga Universiteti i Miçiganit, çifte të cilët kanë qenë së bashku për rreth 20 vjet ose më shumë fillojnë të duken më të ngjashëm me njëri-tjetrin sepse fillojnë të imitojnë fytyrën e njëri-tjetrit, shprehjet e fytyrës. Ata kanë qenë së bashku për aq kohë sa fillojnë të buzëqeshin në të njëjtat gjëra, qortojnë apo qajnë kur diçka e keqe ndodh etj. Ky imitim shkakton të njëjtat rrudha dhe linja në fytyrat e tyre, thotë Zajonic.

Sa më gjatë të jenë së bashku, ata do të fillojnë të imitojnë më shumë zakonet dhe karakteristikat e njëri-tjetrit siç është mënyra e të folurit, intonacionin, preferencën muzikore, shprehjet e fytyrës, mënyrën e ecjes etj.

Lajmet e fundit nga