LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha te Krimet e Rënda/ Zbardhet kallëzimi i Ballës ndaj tij

27 Qershor 2018, 14:14, Aktualitet CNA
Basha te Krimet e Rënda/ Zbardhet kallëzimi i Ballës ndaj tij

Dy ditë më parë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili e akuzoi Ballën si garant i 3.4 milonë eurove të gjetura në “Toyota Yaris”. Balla paralajmëroi se do të bënte kallëzim penal ndaj kryedemokratit për shpifje të rëndë.

Sot CNA.al ka siguruar kallëzimin penal të kreut të grupit parlamentar socialist, i regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Në kallëzimin e Ballës, ndër të tjera thuhet: “Unë kallëzuesi jam deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. I kallëzuari është Kryetar i Partisë Demokratike.

Në fjalimin e tij në Kuvend të datës 21 qershor 2018, i kallëzuari Lulzim Basha ka folur rreth çështjes së hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit foli për shqetësimin e Gjermanisë, skeptike sipas tij për t?i dhënë ‘OK’ hapjes së negociatave me Shqipërinë. Gjithashtu është shprehur se opozita ka ndikuar pozitivisht në lidhje me këto negociata, fjali kjo që ka shkaktuar të qeshura në parlament.

Në këtë moment i kallëzuari i është drejtuar deputetit Taulant Balla me fjalët ?Njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para 3 ditësh, ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar toyotën o zgërdhimtar bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda, vazhdo qesh se do të shikosh se çfarë do të të tundet përpara hundës shumë shpejt??”

Më poshtë kallëzimi i plotë:

Lajmet e fundit nga