LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Toyota e mbushur me para/ Si pastroheshin paratë e drogës nga Londra

26 Qershor 2018, 09:52, Aktualitet CNA
Toyota e mbushur me para/ Si pastroheshin paratë e drogës nga Londra

Alfred Vladi 33 vjeç dhe Elvis Vladi 38 vjeç janë dy kushërinjtë që janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë porositur automjetet ?Toyota? nga Belgjika, brenda së cilave ishin fshehur 3.4 milionë Euro.

Alfred Vladi dhe Elvis Vladi janë djem xhaxhallarësh me njëri-tjetrin, me origjinë nga Peshkopia dhe banues në Tiranë.

Elvis Vladi rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2015 në Londër të Britanisë së Madhe, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kokainë. Në atë periudhë, grupi i tyre u kap në flagrancë me 16 kg kokainë. Nga gjykimi i çështjes, Elvis Vladi u shpall i pafajshëm nga ana e gjykatës angleze dhe u la i lirë.

Shtete ku vepronte organizata kriminale

Dyshohet se grupi kriminal, me të cilin në atë kohë u arrestua edhe Elvis Vladi, paratë që përfitonte nga shitja e kokainës i pastronte në Shqipëri. Pikërisht në këtë pistë janë fokusuar edhe hetimet e policisë shqiptare.

Mësohet se grupi kriminal i shqiptarëve në Londër ushtronte veprimtarinë përveç Britanisë, edhe në Belgjikë e Holandë. Policia e Shtetit thotë se kontenieri me automjetet Toyota ishte nisur nga Belgjika. Më pas kishte mbërritur në portin e Durrësit tranzit nga porti i Barit në Itali.

Si funksiononte pastrimi i parave të kokainës dhe lidhja me ?Toyota?-t

Nga të dhëna të besueshme të Tvklan.al rezulton se 33-vjeçari Alfred Vladi është administrator i ?Tirana Rental Car?, firmë që jep automjete me qira. Kjo kompani është regjistruar për herë të parë më 16 Gusht 2017 me emër subjekti Alfred Vladi. Disa muaj më pas, më 7 Maj 2018 është ndryshuar emri i subjektit tregtar dhe është bërë ?Tirana Rental Car?. Administrator sërish vijon të mbetet Alfred Vladi, ndërsa ortak është Flamur Vladi.

TV Klan ka mësuar se Flamur Vladi është vëllai i Elvis Vladit, 38-vjeçarit të arrestuar para 3 vitesh në Londër dhe që më pas u shpall i pafajshëm.

Për shkak të historisë që ka pasur në Londër, mendohet se për këtë arsye është regjistruar ortak i kompanisë.

Kompania ?Tirana Rental Car?, në funksionin e saj thotë se jep makina me qira, të cilat janë kryesisht Toyota. Kjo firmë thotë gjithashtu se objekt i saj janë edhe shitblerje makinash, huadhënie, agjenci udhëtime, veprimtari për transfertë parash në emër dhe në llogari të një subjekti financiar jo bankë.

Të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave bëhen në emër dhe për llogari të një subjekti financiar jo bankë.

Pista e hetimit

Burime konfidenciale nga policia thonë se ka dyshime të arsyeshme që paratë e pista mund të jenë sjellë në Shqipëri edhe përmes transferimit të tyre nga ana e ?Tirana Rental Car?. Nuk dihet ende nëse shuma të tilla janë sjellë edhe herë të tjera në vendin tonë apo kjo ka qenë rruga e parë e këtij grupi kriminal. Eurot e përfituara nga shitja e kokainës në Angli transferoheshin më pas në Belgjikë apo dhe shtete të tjera ku kishte lidhje grupi i shqiptarëve të Londrës që drejtohej nga Gentian Cuka. Pas arrestimit të këtij të fundit në vitin 2015, drejtimin e grupit e morën njerëz të afërt me Cukën, thonë mediat angleze.

Pas mbërritjes së Eurove në Belgjikë, ato më pas silleshin në Shqipëri përmes transfertave nga ana e një subjekti financiar jo bankë apo përmes dërgesave me automjetet Toyota që porositeshin nga ?Tirana Rental Car?. Kjo është pista ku janë fokusuar hetimet e agjentëve të Policisë së Shtetit.

Më pas shumat e parave pastroheshin duke u investuar në fusha të ndryshme. Ditën e djeshme, në Portin e Durrësit u gjetën 3.4 milionë Euro të fshehura në dy automjete Toyota. Zyrtarisht policia tha se ka arrestua katër persona; Agim Çeka 61 vjeç, Edi Lika (Cani) 41 vjeç, Klevi Lika 21 vjeç dhe Alban Mollaymeri 40 vjeç. Ky i fundit ishte personi që do të priste automjetet Toyota për llogari të kushërinjve Vladi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, në automjetin tip ?Bizark? të drejtuar nga Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ?Toyota? janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambiente të tjera të personave të dyshuar.

Lajmet e fundit nga