Aktualitet
Shtyrja e hapjes së negociatave/ Paralajmëron nënkryetari i Parlamentit

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar me tone të ashpra dhe ironike pas vendimit të sotëm të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE për shtyrjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Teksa paralajmëron se nëse nuk largohet Rama do të largohet Europa, shprehet se është “meritë” e Kryeministrit që Shqipërisë iu mbyll edhe një herë dera.
Ja postimi i plotë i Edi Palokës:
“Ja se si pafytyresia te nxjerr te sinqerte padashje.
E quan “fitore” mos hapjen e negociatave.
E ben me shprese se do vazhdoj te mashtroje shqiptaret, por pa dashje thote nje te vertete; per Ramen eshte vertete “fitore” qe negociatat nuk u hapen.
Ai ishte i vetmi qe deshironte dhe punoi bashke me Tahirin, Xhafajn, Ahmetajn, Gjiknurin, Dakon, Ballen…qe negociatat te mos hapen.
Eshte teresisht “merite” e tij qe na e mbyllen deren dhe nje here.
Po nuk larguam Ramen do na largohet Evropa.” /CNA.al