LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja si devijohet qarkullimi

26 Qershor 2018, 06:52, Aktualitet CNA
Sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja si

Ka nisur sot faza e pestë e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm kanë nisur punimet në segmentin rrugor Ura e dajlanit ? Mbikalimi Sukth në drejtimin të autostradës Durrës-Tiranë. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se për shkak të këtyre punimeve do ketë devijim të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Devijimi i trafikut:
1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne orën 06:00 te ditës se marte date 26/06/2018.

2. Automjetet qe udhëtojnë nga Durrësi ne drejtim te Tiranës duhet te devijohen te Ura Dajlanit dhe te vazhdojne ne rrugën dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin përsëri ne autostrade ose te vazhdojnë ne rrugën dytesore.

3. Ky devijim do te perfundoj deri ditën e marte date 26/06/2018 ora 24:00
Plani menaxhimit te trafikut i sipercituar mund te ndryshoj ne varesi te kushteve te motit, ne çdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës.

Punimet e fazes e IV-ert ne segmentin Ura e Shkozetit-Ura e Dajlanit drejtimi Tirane-Durres kane përfunduar dhe segmenti rrugor është i hapur per trafikun.

Lajmet e fundit nga