LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rregullat i ndalojnë edhe ushqimin, ja çfarë nuk mund të hajë Meghan Markle

25 Qershor 2018, 22:00, Aktualitet CNA
Rregullat i ndalojnë edhe ushqimin, ja çfarë nuk mund të

Pas martesës së bujshme me Princ Harry-n, ish aktorja e njohur Meghan Markle ka qenë në vëmendje të mediave muajt e fundit. Ajo tashmë ka marrë titullin Dukesha e Sussex-it dhe i është nënshtruar disa rregullave strikte, të cilat nuk duhet t’i thyej.

Pak javë më parë u bë e ditur se Meghan nuk mund të flinte gjumë përpara Mbretëreshës Elisabeth II dhe madje as nuk mund të vishte fustane që t’i tregonin shpatullat, ose të lyente thonjtë me manikyr. Së fundmi sipas revistës së njohur ?Maria Claire?, dukesha e ka të ndaluar të konsumojë disa ushqime përpara se të shkojë në një takim zyrtar.

Aktorja nuk mund të konsumojë hudhër në asnjë udhëtim apo takim zyrtar, pasi aroma e saj është e pakëndshme. Siç dihet mbretëresha përdorimin e hudhrës dhe të qepës e ka ndaluar në pallatin mbretëror dhe askush nuk mund ta konsumojë atë.

Lajmet e fundit nga