LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama publikon shifrat për punësimin/ Qytetari i “përvishet” kryebashkiakut

26 Qershor 2018, 08:01, Aktualitet CNA
Rama publikon shifrat për punësimin/ Qytetari i

Kryeministri Edi Rama në vijim të ritualit të tij të përditshëm, sot ka uruar ?mirëmëngjes? ndjekësve të tij në rrjetet sociale, duke publikuar disa shifra lidhur me numrin e punetoreve te siguruar.

Rama ka zgjedhur të bëjë krahasimin e muajit maj, të vitit 2013, atë të 2017 dhe në fund majin e këtij viti.

?MIRËMËNGJES  dhe me këto shifra krahasimore të të punësuarve (në sektorin jobujqësor), që janë nxjerrë nga pasqyrat e muajve maj 2013, maj 2017 dhe maj i këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore të Republikës së Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë ?? shkruan Rama në postimin e tij.

Por pas postimit të kryeministrit kanë ardhur edhe reagimet e qytetarëve.

Një prej komentuesve ka shpërthyer në kritika ndaj kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. ?Mirëmëngjes ka disa bashki që spo punojnë hiç tërhiqja veshin qazim sejdinit se na ka lën pa rrug e drita si në mes jet dhe iliret para 2000 vitesh i kan pas rrug dhe ato kemi dhe ne sot në bodin?-shkruan qytetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga