LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti maqedonas nuk e nënshkruan marrëveshjen me Greqinë

26 Qershor 2018, 17:33, Aktualitet CNA
Presidenti maqedonas nuk e nënshkruan marrëveshjen me Greqinë

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov e ka refuzuar zyrtarisht të nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit për ratifikimin e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila u nënshkrua nga përfaqësuesit e Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të ish-republikës jugosllave, sepse, siç tha ai, marrëveshja nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është ratifikuar në përputhje me Kushtetutën, transmeton “Zeri.info”.

?Në bazë të nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, mora vendimin të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit për ratifikimin e një marrëveshjeje përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të cilat janë përshkruar në rezolutat 817 (1993) të Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe 845 (1993) për ndërprerjen e Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 dhe për krijimin e një partneriteti strategjik ndërmjet palëve që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi në seancën e mbajtur më 20 qershor 2018?, theksoi Ivanov në një deklarate me shkrim për mediat.

Sipas tij, marrëveshja e përmendur në Athinë dhe në Shkup “nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është ratifikuar në përputhje me kushtetutën”.

Ivanov paralajmëroi se marrëveshja e nënshkruar e sjell Republikën e Maqedonisë në një pozitë të nënshtrimit dhe varësisë nga një shtet tjetër, pra nga republika e Greqisë.

Lajmet e fundit nga