Connect with Us

Negociatat për Shqipërinë/ Berisha tregon vendet që e kanë refuzuar

Politikë

Negociatat për Shqipërinë/ Berisha tregon vendet që e kanë refuzuar

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin e Ministrave të Jashtëm të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas tij Franca, Hollanda dhe Danimarka, hodhën poshtë çeljen e negociatave në qershor të 2019-ës.  Ndërkohë lideri historik i demokratëve, bëri me dije se ministrat po diskutojnë propozimin gjerman me 10 kushte dhe pa datë. /CNA.al

Postimi i plotë

Refuzohet ne Luksemburg hapja e negociatave me Shqiperine ne vitin 2019!

LEXO EDHE:  Shokuese/ Pensionisti ndërron jetë në mes të qytetit  

Te dashur miq, Franca, Hollanda, Danimarka hodhen poshte propozimin per hapjen ne qershor te vitit 2019 te negociatave me Shqiperine. Mbledhja e Ministrave te Jashtem te BE kaloi ne nje pike tjeter te rendit te dites per te shqyrtuar mbasdite edhe propozimin gjerman te 10 kushteve dhe pa date per hapjen e negociatave me Shqiperine! sb

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Publikuar

-

Nga

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Në mbledhjen e Forumit Ekonomik Rajonal në Shkup, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur tri marrëveshjet e mëdha.

Mobilizimi i tre vendeve për katastrofat natyrore, lehtësimi i importit dhe eksportit dhe qarkullimi i lirë në tregun e punës, këto janë tre marrëveshjet që u frimosën në Forumin Ekonomik Rajonal.

Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.

LEXO EDHE:  Shokuese/ Pensionisti ndërron jetë në mes të qytetit  

LEXO EDHE:  Video-Berisha sulmon Donald Lu/ Sillet si guvernator, mban anen e qeverise

3 marrëveshjet e firmosura

1-Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2-Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3-Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  Berisha vijon me akuzat me të ashtuquajturat bandat e Elbasanit: Shullazi ka mbrojtje shtetërore

LEXO EDHE:  “Luajnë si kriminelë me jetën e njerëzve/ Dy vlerësime të ndryshme për pallatin e dëmtuar në Durrës”

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Publikuar

-

Nga

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e Forumit Ekonomik Rajonal, që po mabhet në Shkup.

Rama e ka nisur fjalimin e tij më një batutë, duke thënë se do të flasë shqip dhe i drejtohet kryeministrit maqedonas që uron që këtë herë përkthyesi mos t’i shkatërrojë mesazhin si më herët.

“Do t’ju drejtohem në shqip, sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi mos të jetë si herën tjetër Zoran që ma shkatërroi komplet mesazhin“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE