LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri zbulon planin e opozitës/ Basha duhet të hetohet

26 Qershor 2018, 08:38, Aktualitet CNA
Ish-ministri zbulon planin e opozitës/ Basha duhet të hetohet

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj deklaron se plani i opozitës është që me çdo kusht të bllokojë hapjen e negociatave me BE.

Në një intervistë për gazetën ?Sot?, Brokaj tha se ?Kryefjala e Partisë Demokratike është shpifje dhe sulme kundër hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.?

Ndërkohë, Brokaj thotë se ?nuk besoj se sulmet e PD për negociatat mund të ndalen me kaq, pasi deri në datën 28 qershor, e cila përkon me vendimin e BE, Partia Demokratike do gatuajë dhe do shpifë sërish kundër Shqipërisë, në mënyrë që vendit tonë të mos i jepet drita jeshile në lidhje me çeljen e negociatave.?

Po ashtu, Brokaj ka folur edhe për akuzat ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në lidhje me 3.4 milion eurot e gjetura në Durrës.

Sipas Brokaj, PD dhe Basha duhet të hetohen, meqenëse e dinin paraprakisht që këto para do të vinin.

?Partia Demokratike ashtu siç ka çuar e-maile me shpifje në të gjitha kancelaritë e botës kundër kryeministrit të Shqipërisë, ashtu siç çuan për ministrin e Brendshëm, do të çojnë edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të PS, që të gjithë të dalin të njollosur, vetëm e vetëm që negociatat të mos hapen. Ndaj e quajnë si provë të tyre, që erdhi medemek informacioni nga Italia dhe nuk është punë e policisë shqiptare. Se ata italianët janë budallenj dhe do të na linin neve 5 milionët euro që të dilte e vërtetë deklarata e Bashës, dhe të mos i sekuestronte policia italiane. Pra të gjitha këto janë qesharake dhe e kanë kthyer PD-në në një parti ?babalesh?.-tha ndër të tjera Brokaj.

Lajmet e fundit nga