Connect with Us

Horoskopi i ditës, 26 qershor 2018

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 26 qershor 2018

Publikuar

-

Horoskopi i ditës, 23 Maj 2021

DASHI 21. mars – 20. prill

Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për të cilën duhet të shmangni çdo situatë të tensionuar. Parashikohet një e martë mjaft e frytshme për të mbyllur disa negociata, të shtyra në kohë. Këshillohet që të mos tregoheni të nxituar.

DEMI 21. prill – 21. maj

Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë mjaft pozitiv dhe të palodhur në vendin tuaj të punës. Për këtë arsye mos u druani të nisni projekte të reja, të cilat do të rezultojnë mjaft të frytshme. Në dashuri, mos u tregoni grindavec.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Mundohuni që t’u jepni fund atyre konflikteve që zgjasin prej shumë kohësh dhe që ju tensionojnë. Kjo është periudha më e mirë për të bërë paqe, me persona me të cilët keni kohë pa folur.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do të jeni të detyruar që të merrni vendime të rëndësishme në një kohë shumë të shkurtër dhe kjo gjë do ju fusë në krizë. Megjithatë mos u dekurajoni, por besojini intuitës suaj, e cila do ju lejojë që të arrini objektivat që i keni vendosur vetes. Raporti në çift do të jetë harmonik.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Kjo e martë do të jetë e rëndësishme për të rigjetur ekuilibrin dhe stabilitetin emocional. Këshillohet që të reflektoni dhe kjo gjë do ju lejojë që të analizoni me më shumë kujdes, të gjitha situatat, të cilat së fundmi ju kanë vendosur në siklet. Në dashuri këshillohet të jeni më aktiv, në mënyrë që të bëni për vete një person që pëlqeni.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Disa ndryshime të minutës së fundit do ju përballin me vështirësi, megjithatë mos lejoni që ankthi t’iu bllokojë, për shkak se do të keni mënyrë për t’u përmirësuar. Në familje dhe në raport me parnterin/en, mos u tregoni shumë kokëfortë.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Nga pikëpamja sentimentale kjo është një javë me shumë fat. Pritet të ketë takime të reja dhe interesante. Mundohuni vetëm që të tregoheni më të përfshirë në vendin tuaj të punës.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Zgjuarsia dhe kreativiteti juaj do ju vijnë në ndihmë, për të zgjidhur disa keqkuptime të vogla në vendin tuaj të punës. Kjo ditë është mjaft e favorshme, për të marrë në dorë karrierën tuaj. Dashuria parashikohet mjaft e favorshme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do ju duhet të sforcoheni për t’u shfaqur më të qetë dhe reflektues, sidomos nëse në vendin e punës po jetoni një situatë të tensionuar. Shmangni konfliktet dhe mos e reflektoni tensionin në raportin në çift. Nëse jeni të pavendosur mes dy lidhjeve, ndiqni zemrën tuaj.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Kjo ditë do ju lejojë që të prisni mundësitë që do shfaqen para jush, duke përmirësuar jetën personale dhe atë profesionale. Në vendin e punës parashikohen eksperienca të reja. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Do të keni mundësi që të lidheni më shumë me një person që e njihni fare pak dhe do të zbuloni se keni shumë gjëra të përbashkëta. Bashkëpunimet e reja do të rezultojnë mjaft të frytshme për karrierën tuaj profesionale. Kjo ditë favorizon takimet.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Gjatë kësaj dite do të shijoni rezultate të mëdha, sidomos nga pikëpamja profesionale, ku do të rifuteni plotësisht në lojë. Megjithatë në dashuri dhe në familje do të jeni disi të ftohtë dhe të shkëputur. Përfitoni për të kaluar më shumë kohë cilësore së bashku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 6 dhjetor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 28 mars 2019

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 26 shtator 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 30 prill 2018

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE