Connect with Us

Grida Duma tregon çfarë fshihet pas vendimit për negociatat

Aktualitet

Grida Duma tregon çfarë fshihet pas vendimit për negociatat

Publikuar

-

Pas vendimit për hapjen e negociatave, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Në një postim në rrjetet sociale, Duma shkruan se ky vendim i sotëm nuk është shtyrje e negociatave, sikurse është thënë, por mbyllje e tyre.

Sipas saj hartimi i një dokumenti me një sërë kushtesh është prova që BE nuk kanë më besim tek qeveria shqiptare.

Postimi i plotë:

Vendimi mbi negociatat për një dokument të ri deri në Qershor të 2019, është një sinjal i pastër rreziku i gjendjes së vendit.

Bashkimi Europian ka hartuar një dokument të ri.

Ky dokument i ri është qartazi një kushtëzim i fortë. Pakte dhe dokumenta të tilla bëhen detyruese vetëm kur qeveritë duket qartazi që po fshehin realitetin me dokumenta e raporte fiktive.

Fakti që kërkohet monitorim dhe kushtëzime në një dokument të ri duke thënë: “të shohim dhe një vit tjetër çfarë ndodh”, provon se kjo është koha që i ka mbaruar qeverisë shqiptare dhe humbja e një shansi të fundit.

Kjo nuk është shtyrje por mbyllje e negociatave, verdikti aktual është jo!

Ora që i kanë vënë kësaj qeverie është dhe një vit me kushte të rënda me kontroll të rëndë duke treguar që BE s’ka besim.

LEXO EDHE:  Buxheti 2017/ Berisha: A ka gjë më të neveritshme se të tallesh me të varfrit?

Hartimi i këtij dokumenti është prova që nuk ka më besim tek qeveria shqiptare dhe që ka filluar të numërohet ora pas.

Nëse do ishte një situatë e vetëm mosplotësimit të reformave atëhere BE do të thoshte “ridiskutojmë në 2019”.

Jo, situata është e rrezikshme sepse është hartuar një dokument i ri për të thënë “nuk ka më ku të lëvizni nga detyrimet, ja ku i keni”.

Sigurisht arsyet që çojnë në dokumenta të tilla janë gjithmonē tregues i një alarmi.

Dhe këto arsye nuk janë ato të zakonshmet por jashtë të zakonshmeve, arsye më të rënda se mos funksionim institucionesh, që do të thotë keqpërdorim institucionesh!”

Kujtojmë këtu se në komunikatën e BE thuhej ndër të tjera: “Këshilli kujton që vendimi për të hapur negociatat me Shqipërinë do t’i nënshtrohet përfundimit të procedurave parlamentare kombëtare dhe miratimit nga Këshilli Evropian dhe do të pasohet me shpejtësi nga Konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit 2019, në varësi të progresit të bërë”.  /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në kodin zgjedhor/ Diskutohen sot të gjitha propozimet

LEXO EDHE:  Kandidate e PS-së për deputete/ Luljeta Bozdo zbulon dy arsyet pse e pranoi ftesën e Ramës

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli provokon luftë me Jeruzalemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Publikuar

-

Nga

Izraeli provokon luftë me Jezuralemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Është tensionuar në Izrael ku kanë filluar sulme ajrore me raketa kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kanë vdekur në sulme.

Duket se tensionet kanë kapur kulmin, aq sa Hamasi ka sulmuar me raketa mbi Jeruzalem, sa që detyruan edhe parlamentit të evakuohet, shkruan BBC news.

Kundërpërgjigjia nuk vonoi dhe Izraeli nisi sulmet ajrore mbi Gaza, ku ndodhet dhe baza e militantëve të Hamasit.

LEXO EDHE:  Buxheti 2017/ Berisha: A ka gjë më të neveritshme se të tallesh me të varfrit?

LEXO EDHE:  Buxheti 2017/ Berisha: A ka gjë më të neveritshme se të tallesh me të varfrit?

Prej ditësh vijojnë tensionet kryesisht mes protestuesve palestinezë dhe Policisë së Izraelit, ndërkohë që Hamasi i Gazës ka kërcëntuar vazhdimisht se do të sulmojë.

Nga pala izraelite ndërkohë pretendojnë se kanë vrarë 3 militantë të Hamasit, kurse kryeministri Netanyahu ka theksuar se Hamasi tashmë ka kaluar vijën e kuqe.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Në një intervistë për “Opinion”, Hoxha deklaroi se pjesë e këtij atentati ishin dy qitësa, që sipas tij janë profesionistë dhe arritën të kryenin objektivin e tyre për 5 sekonda.

Janë dy qitës dhe janë me eksperiencë. Ata janë të koordinuar në mënyrë perfekte se nuk e kanë dëmtuar personin tjetër që ishte pasagjer. Viktima është një njeri 45 vjecc. Agresorit të parë i bie automatiku dhe në atë moment del personi që ishte në sedilien e pasme. Nëse ata domnin të shkaktonin viktima të tjerë e kishin më të lehtë. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Ajo që bën përshtypje është fakti që të dy qitësat mbajnë një pozicion diagonal për të mos dëmtuar pasagjerin. Është një fragment sekonde, jo më shumë se 5 sekonda. Është një goditje shumë e shpejt. Kjo është vrasje tipike mafioze”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE