Connect with Us

Droga “përplas” Hajdarmatajn dhe Çakon/ Shpërblehet ish-drejtori i Policisë?

Aktualitet

Droga “përplas” Hajdarmatajn dhe Çakon/ Shpërblehet ish-drejtori i Policisë?

Publikuar

-

Mesditën e 8 janarit 2018, Haki Çako u lirua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së shtetit.  Çako,  e mbante këtë detyrë nga viti 2015, kur zëvendësoi ish drejtuesin e asaj kohe Artan Didin

Largimi i tij nga kreu i Policisë, erdhi, pas skandaleve të njëpasnjëshme që “pushtuan” Policinë e Shtetit, si largimet e të gjithë drejtorëve të qarqeve, policë të shpallur në kërkim dhe eksponentë të rëndësishëm të policisë të përfshirë në trafikun ndërkombëtarë të drogës.

Sot, pas gjashtë muajsh,  Haki Çako është rikthyer sërish në zyrat e shtetti dhe konkretisht në krye të Emergjenca Civile.

Skandalet që mban mbi supe sa ka qenë në Policinë e Shtetit, nuk e kanë penguar që sërish të marrë një post tjetër.

Në plan të duket si kthim nderi apo shpërblim, që po i  bëhet Çakos.

Risjellim në vëmendje se Haki Çako ndërkohë që drejtonte Policinë e Shtetit ka neglizhuar bashkëpunimin me Prokurorinë për Krime të Rënda që në atë kohë drejtohej nga Besim Hajdarmataj.

Edhe në raportin vjetor, Hajdarmataj ka vënë alarmin se Policia nuk ka bëshkëpunuar në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike,  edhe pse ka patur kërkesa të vazhdueshme prej tij.

CNA.al ka raportuar më herët se që prej kohësh Hajdarmataj, më saktë prej janarit të vitit të shkuar, ishte impenjuar në hetimin e drejtuesve lokal të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike, dhe trafikimin e sasive të mëdha të hashashit.

Por, krimet e rënda nuk ishin mjaftuar vetëm me informacionin e (SHISH), Shërbimit Informativ Shtetërorë, i cili vë në përgjim zyrtarë të dyshuar si të përfshirë në një aktivitet kriminal.

Me dhjetra shkresa i ishin dërguar edhe drejtuesve të lartë të policisë, në atë kohë, ish drejtorit të Përgjithshëm Policisë Haki Çako.

Por në asnjë rast, këto shkresa nuk kanë marrë një përgjigje.

Indiferenca për të mos dhënë asnjë informacion nga agjentët në terren, përplasi hetuesit e krimeve tek fqinjët.

Italianët, të cilët prej vitit 2016 kanë blinduar thuajse të gjithë kufirin detar, u treguan të gatshëm të  bashkëpunojnë.

LEXO EDHE:  Zbardhen përplasjet Prokurori-Polici/ Çfarë i kërkoi kryeprokurori Besim Hajdarmata - Haki Çakos?

Qëllimi ishte një dhe i qartë: sasia e drogës kishte kaluar çdo cak, e duhej ndalur.

Alarmi se në Itali po hynin tonelata me drogë nga Shqipëria kishte detyruar policinë italiane të vinte në punë të gjitha kapacitetet për të identifkuar skafet dhe çdo mjet që hynte në territorin e tyre me sasi droge.

I gjithë ky informacion, për emrat, sasitë, rrugën që ndiqej dhe pritësit në Itali, janë pjesë e një hetimi të hapur prej më shumë se një viti.

Hajdarmata në shumë shkresa drejtuar ish-Drejtorit të Përgjithshëm Policisë Haki Çakos kërkonte informacion në lidhje me këto raste, duke hedhur poshtë çdo raport të këtij të fundit, apo kallëzim për shpërdorim detyre nga ana e drejtuesve të policive.

Dhe kjo gjë nuk bëhej pa shkak, materialet zyrtare për qindra raste drejtuar Prokurorisë referoheshin për shpërdorim detyre, akuzë e cila nuk hetohet nga krimet e rënda, por nga një prokurori rrethi e zakonshme.

Dhe kjo kishte padyshim pasojat e veta në hetim dhe gjykim.

Hajdarmataj kërkonte më shumë se kaq, kërkonte informacion të detajuar, se kush ishin porositësit përtej Adratikut dhe se kush ndikonte që malli të dilte faqebardhë nga territori vendit pa u diktuar.

Ajo që kërkoi prej ish drejtorit të Përgjithshëm Policisë Çako, nuk ishte vetëm puna e agjentëve në terren dhe e policisë rajonale e cila sipas tij në vitin 2016 nuk ka qënë eficente, por puna shkoi deri aty sa përgjimet e Visho Ajazit zbuluan një tjetër skandal.

Mijëra hektarë tokë të blera nga drejtues policie, jepeshin me qira grupeve që kultivonin lëndën narkotike.

Por, as në këtë rast, Çako nuk i paditi policët e tij,  e vetmja akuzë që ngrihej ndaj tyre me përgjegjësinë e kryepolicit ishte sërsish ajo për shpërdorim detyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Kërcënimi i Mynyr Konit/ Çako përfundon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

LEXO EDHE:  Zbulohen detajet/ Si u kapën 800 mijë euro me patentat e Saimir Tahirit

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 18 qershorit/Avokati i Popullit letër Haki Çakos

LEXO EDHE:  Frika nga terrorizmi/Haki Çako takon zyrtarët e DASH

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: