LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekonspiroi aksionin e policisë?/ Ja sa vite burg  rrezikon Basha 

26 Qershor 2018, 10:44, Aktualitet CNA
Dekonspiroi aksionin e policisë?/ Ja sa vite burg  rrezikon

Të enjten e shkuarm gjatë seancës parlamentarem kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, shkarazi përmendi një Toyotë me para, duke  akuzuar deputetin socialist Taulant Balla.

Katër ditë pas kësaj deklarate në Portin e Durrësit, janë sekuestruar pesë miliardë lekë.

Paratë ishin të fshehura në dy makina ?Toyota Yaris?. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera.

Sërish më pas, në skenën mediatike doli Lulzim Basha, kur ripërsëriti akuzat ndaj kreut të grupit parlamentar të PS ?së, Taulant Balla.

I menjëhershm ka qenë reagimi i Ballës, i cili në një prononcim për CNA.al, tha se do të kallëzojë penalisht Lulzim Bashën.

CNA.al dj.e hodhi dritë dhe mbi burimin e informacionit të Bashës, i cili çoi në dekonspirimin e aksionit policor.

 Mësohet se një burim i SHISH, ia ka thënë Bashës informacionin.  Por ,Basha , më tej, thjesht ka shtuar emrin e  kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla,  në nxemje e sipër gjatë fjalës në Parlament, pa asnjë provë.

Pas dekonspirimit nga Basha, dy shtetasit në kërkim janë  alarmuar nga deklarata e kryedemokratit.

Sipas të njëjtit burim, të gjitha rrethanat tregojnë se punonjësi i SHISH dhe Lulzim Basha mund të vendosen në hetim për dekonspirim.

Nëse ndodh kjo procedurë, Bashës sipas Ligjeve në fuqi dhe Kodit Penal e pret burgu së bashku me informatorin.

Por në bazë të ligjit për “Informacionin e klasifikuar”, Lulzim Basha ka kryer një shkelje penale pasi ka bërë publik sekretet hetimore, duke dëmtuar punën e policisë së shtetit.

Për nxjerrjen e informacioneve sekrete, Kodi Penal i Shqipërisë sanksionon gjobë deri në 5 vite burg. /CNA.al

Neni 294 Kodi Penal

Tregtimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar. Tregtimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i është besuar ose që ka mundur të vijë në dijeni për to për shkak të detyrës, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

Lajmet e fundit nga