LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negociatat me BE/ Rama takohet nesër me Macron

25 Qershor 2018, 16:05, Politikë CNA
Negociatat me BE/ Rama takohet nesër me Macron

Kryeministri i vendit Edi Rama do të niset nesër në Paris në një vizitë jo zyrtare.

Shefi i qeverisë do të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron, për të diskutuar në lidhje me hapjen e negociatave.

Kujtojmë se Franca është një nga vendet skeptike për zgjerimin e unionit.

Sëbashku me Francën, Holanda është një nga shtetet e tjera të unionit, e cila është e lëkundur për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Qëndrimi i vendeve të BE në lidhje me Shqipërinë, do të diskutohet më 28 qershor, në samitin e liderëve të unionit./CNA.al

Lajmet e fundit nga