LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mashtruan qytetarët për Tramin/ Dyshja Rama-Basha kapen duke gënjyer

25 Qershor 2018, 12:47, Aktualitet CNA

Kreu i Qeverisë Edi Rama dhe kreu i PD ?së Lulzim Basha, janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin.

Nuk është vetëm marrëveshja e 18 majit ajo që i bashkon këta dy eksponentë të politikës.

Në fakt lidhja mes tyre është më e hershme dhe ka emërues të përbashkët postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe projektin për Tramin.

Të dy në kohën që kanë qenë kryetar Bashkie, kanë premtuar realizimin e projektit për Tramin në Tiranë dhe të dy kanë gënjyer.

Prandaj nuk çudit fakti, se sa shpejt e gjejnë gjuhën e përbashkët, kur janë nëpikëpyetje interesat personale dhe klienteliste.

Më 15 prill 2011, Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama (në atë kohë) ka shpalosur para qytetarëve të kryeqytetit, një nga planet dhe projektet e mëdha të Tiranës Evropiane, si një proces që vijon rrugën e tij të transformimit radikal të sistemit të transportit publik dhe që përafron Tiranën me qytetet e tjera evropiane.

Projekti ?Tram Tirana? u prezantua, si një sistem unik i transportit publik që përbëhet nga 6 linja tramvaji, të cilat lidhin pikat strategjike të kryeqytetit.

Projekti u konsiderua nga Kryebashkiaku Rama, si shprehje e zhvillimit të qëndrueshëm, që garantonte jo thjesht vetëm rritjen e cilësisë së transportit në këtë rast, por rritjen tërësore të cilësisë së jetës në kryeqytet, si rritje e mirëqenies ekonomike, sociale, rritje e cilësisë së të qenit të vetë territorit që ne ndajmë së bashku dhe ku bashkëjetojmë.

Tre vite më vonë, me 10 qershor 2014, Lulzim Basha në postin e kryebashkiakut të Tiranës prezantoi projektin për ndërtimin e një linje trami në kryeqytet.

Në vitin e tretë të mandatit të tij si kryetar i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tregoi detajet mbi projektin për ndërtimin e linjës së parë të tramit.

Sipas tij, linja e parë Kombinat-Kinostudio do të ketë një gjatësi prej 9 kilometrash.

?Transporti me tram në këtë linjë do të përgjysmojë kohën e udhëtimit. Linja që ka një gjatësi për afro 9 km përllogarit në fazën e parë të transportojë 90 mijë pasagjerë në ditë, me një perspektivë të dyfishimit deri në 186 mijë pasagjerë në ditë në periudhën afatmesme?, ka theksuar Basha.

Sot, kanë kaluar 7 vjet nga prezantimi i projektit nga Rama dhe katër vjet nga prezantimi nga Basha, dhe Trami ka mbetur vetëm në deklarata.
Sot, qytetarët e Tiranës, po jo vetëm, mbijetojnë mes kaosit të qarkullimit rrugor, një transporti të shkatërruar urban,  ndërsa Rama dhe Basha, mes pushtetit, pazareve dhe  makinave lukzose./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga