LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI sulmon zyrtaren e BE-së

25 Qershor 2018, 13:57, Politikë CNA
LSI sulmon zyrtaren e BE-së

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin. Sipas Vasilit, Vlauhtin thotë të njëjtat gjëra si Rama. Më tej deputeti i LSI shprehet, se Vlahutin ka dalë kundër vendeve të BE, duke thënë se refugjatët nuk do të vijnë.

Vasili komenton më tej, se lufta kundër drogës, krimit të organizuar dhe reforma në drejtësi, po pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë. Sipas tij Vlahutin duhet të heshtë, pasi këto ajo i quajti suksese të mëdha.

Ai i ka sugjeruar Vlahutinit të largohet, pasi çdo fjalë e saj është thjesht një zhurmë. /CNA.al

 

Postimi i plotë

Po si mundet te besohet Vllahutin kur flet per refugjatet ?Pse nuk hesht xhanem.

Vllahutin foli nga Shkodra per refugjatet.
Gjithmone ajo flet pasi flet Edi Rama dhe gjithmone thote te njejtat gjera si ai.
Kush e beson?Askush.
Gjermania thote me gojen plot na i kerkuan vete shqiptaret refugjatet. Vllahutin thote jo.
Deklarimet per refugjatet vijne nga te kater anet,nga Brukseli nga Franca etj etj Vllahutin prap thote jo.
Kryeministri bullgar flet per ish-at e ISIS ndersa Vllahutin thote jo.
Pse nuk hesht xhanem?
Sepse po kjo Vllahutin na tha me gojen plot qe 99% e droges ishte asgjesuar,se krimi i organzuar po luftohej me rezultate mbreselenese,se reforma ne drejtesi po fluturonte gjithashtu.
Ndersa sot keto “suksese” te medha qe lane pa goje Vllahutinin, jane kushtet kryesore, qe pengojne hapjen e negociatave.
Vllahutin nuk di te heshte.
Por sot ajo flet me vehten e saj,pasi askush nuk e degjon dhe aq me pak ta besoje.
Ka ardhur koha per te ikur,bile sa me pare dhe ne ne heshtje bile, sepse cdo fjale me tej eshte thjesht zhurme,murmurime faji dhe asgje me shume.
Shqiptaret duhet ti fshijne nga memoria ata te cilet i kthyen vuajtjet e tyre ne perfitime dhe perspektiven e integrimit ne nje rruge te erret dhe ne nje enderr te ndaluar. /CNA.al

Lajmet e fundit nga