Connect with Us

Lehtësite fiskale për agroturizmin/ Peleshi jep lajmin e mirë

Aktualitet

Lehtësite fiskale për agroturizmin/ Peleshi jep lajmin e mirë

Publikuar

-

peleshi duhet te shkruajme historine tone

“Agroturizmi tani trajtohet si një hotel me 5 yje, në kuptimin e lehtësirave fiskale”. Kështu ka deklaruar, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi nga fshati Vreshtas, në qarkun e Korçës. Në fjalën e tij ministri Peleshi ka nxitur fshatarët e kësaj zone, por dhe të gjithë banorët e zonave rurale me potenciale turizmi, të investojnë në këtë sektor të ri, që është agroturizmi, që sipas ministrit është kthyer sot në një nga “trendet e zhvillimit rural” në Shqipëri. Në mbledhjen e fundit qeveria shqiptare miratoi një paketë fiskale, me lehtësira të shumta për agroturizmin, duke ulur TVSH-në nga 20 % në 6 %. Dhe taksën e tatim-fitimit nga 15 % në 5 %.  Ne këtë prizëm dhe taksa që paguhet për një ndërtim të ri, taksa e ndikimit në infrastrukturë u bë zero.

“Para dy ditësh kemi miratuar, në mbledhjen e qeverisë disa lehtësi fiskale shumë të mëdha. Agroturizmi tani trajtohet si një hotel me 5 yje, në kuptimin e lehtësirave fiskale. TVSH-ja u bë nga 20 % në 6 %. Ajo taksa e tatim-fitimin u bë nga 15 % që e ka një ndërmarrje normale, u bë 5 %.”

Ministri ka premtuar gjithashtu dhe mbështetje për prodhimet tipike të zonave, të cilat sipas tij krijojnë të ardhura të shtuara në ekonominë familjare, duke nxitur krijimin e punishteve të vogla, që përveç të tjerave do të shërbejnë dhe si burim burim punësimi, kryesisht për gratë e zonave rurale.

Deklarata e plotë

Ata që e kanë modernizuar në një farë mënyre bujqësinë, mbjellin kultura me më shumë të ardhura, natyristht përfitojnë më shumë. Por dhe kjo nuk mjafton. Atëherë çfarë duhet të bëjmë? Duhet të shtojmë dhe disa aktivitete të tjera në fshat. Unë po flisja për produkte tipike të zonës. Nuk ka fshat, që të mos ketë prodhime tipike, prodhime tradicionale, sidomos në zonën tonë, por dhe në shumë zona të Shqipërisë. Shqipëria është shumë e larmishme, në gastronomi, në kulinari. Ne kemi petkat, kemi dromkat, kemi rakinë e fshatrave, kemi reçelërat, kemi lloj-lloj produktesh, të cilat shiten si shiten. Shiten me çmim shumë të ulët, nuk i nxjerr dot në treg, sepse nuk janë të formalizura.

LEXO EDHE:  Gënjeshtra e Veliajt për ujin dhe mashtrimi me kredinë

Shiten me një ambalazh shumë të keq, shumë të shëmtuar, gjë që bën që çmimi të jetë shumë i ulët.  Sikur ne t’i mbështesim fshat pas fshati,  këto lloji aktivitetesh, gratë e fshatit prodhojnë një gjë, për të cilin dallohet një fshat i caktuar, t’i mbështesim me punishte të vogla, ku produktet janë në standarde më të mira higjenike, të mbështesim ambalazhimin, t’ i mbështesim t’i nxjerrin në treg, t’i shesin nëpër dyqane, duke formalizuar pikërisht këtë rrugë, por pa paguar taksa, siç paguan industria, sigurojmë një të ardhur të shtuar në fshat. Ka shumë fshatra në zonën  tuaj, që kanë shumë mundësi të rrisin agroturizmin. Agroturizmin, besoj e keni dëgjuar, dhe do ta dëgjoni gjithmonë e më shumë.

Është sot moda, moda e re e biznesit. Para dy ditësh kemi miratuar, në mbledhjen e qeverisë disa lehtësi fiskale shumë të mëdha. Agroturizmi tani trajtohet si një hotel me 5 yje, në kuptimin e lehtësirave fiskale. TVSH-ja u bë nga 20 % në 6 %. Ajo taksa e tatim-fitimin u bë nga 15 % që e ka një ndërmarrje normale, u bë 5 %.  Edhe taksa që paguhet për një ndërtim të ri, taksa që paguhet në Bashki, taksa e ndikimit në infrastrukturë që quhet, u bë zero. Le ta rindërtojmë së bashku besimin, që përmes bujqësisë dhe disa aktiviteteve të tjera plotësuese në fshat, mund ta bëjmë realitet atë që e kanë thënë pa përjashtim në 27 vjet të gjithë politikanët./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Franca të marrë kontrollin në Liban/ Mbi 40 mijë libanezë nënshkruajnë peticionin

Publikuar

-

Nga

Franca të marrë kontrollin në Liban/ Mbi 40 mijë libanezë nënshkruajnë peticionin

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të vërë nën kontroll Libanit pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejrut.

Mbi 44,000 vetë kanë nënshkruar një peticion në internet për “vendosjen e Libanit nën një mandat francez për 10 vitet e ardhshme”. Peticioni në faqen e peticioneve  Avaaz njoftohet se është iniciuar nga qytetarët libanezë pas shpërthimit që tronditi Bejrut të martën, duke vrarë mbi 140 vetë dhe duke plagosur më shumë se 5,000 të tjerë.

“Zyrtarët e Libanit kanë treguar qartë një paaftësi totale për ta siguruar dhe menaxhuar vendin,” thuhet në peticion. “Me një sistem të dështuar, korrupsion, terrorizëm dhe me milicinë vendi është në grahmat e fundit.”

“Ne besojmë se Libani duhet të rikthehet nën mandatin francez në mënyrë që të krijohet një qeverisje e pastër dhe e qëndrueshme.”

‘Libanezët janë të dëshpëruar’

Dima Tarhini, from DW’s Arabic department, said the petition had been circulating widely on Lebanese social media.

Dima Tarhini, nga departamenti arab i DW, tha se peticioni ka qarkulluar gjerësisht në mediat sociale libaneze. Ai tregon se “sa të dëshpëruar janë disa libanezë,” tha ajo. “Ata kanë humbur shumë. Ata humbën shtëpitë dhe pronat e tyre, ata nuk mund t’i shpëtojnë dot fëmijët e tyre. Ata nuk dinë se ç’të bëjnë.”

LEXO EDHE:  FOTO-VIDEO/ Breshëri bën gjëmën në Fushën e Korçës



Franca e ka pasur nën kontroll Libanin nga viti 1920 deri në vitin 1945 sipas një mandati të vendosur pas Luftës së Parë Botërore.

LEXO EDHE:  Korçë/ Policia sekuestron 700 doza heroinë, arrestohen 2 persona

Emmanuel Macron premton ndihma

Peticioni i drejtohej presidentit francez Emmanuel Macron, i cili qe lideri i parë i huaj që shkoi të enjten në Beirut pas shpërthimit tragjik.

Macron paralajmëroi në Bejrut se Libani do të “vazhdojë të fundoset” nëse nuk do të ndërmarrë reforma.

Ai premtoi se Franca do të ndihmojë për mobilizimin e ndihmave për Bejrutin e shkatërruar, ku dëmet dhe shkatërrimet shkojnë në një vlerë prej miliarda dollarësh.

“Ju garantoj se ndihmat nuk do të shkojë në duar të korruptuara,” tha Macron para një grupi protestuesish.

Prokuroria e Francë ka nisur hetimet në lidhje me shpërthimin, sepse prej u plagosën të paktën 21 shtetas francezë dhe një u vra. /DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Video-E armatosur gjer në dhëmbë/ Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Video-E armatosur gjer në dhëmbë/ Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës

Xhandarmëria serbe ka hyrë pasditen e sotme në territorin e Kosovës, më konkretisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Lajmi është bërë i ditur nga banori i këtij fshati Adhurim Krasniqi, i cili ka publikuar pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së restorantit të tij.

Në video shihen disa ushtarë serbë të armatosur e të veshur me uniformë. Krasniqi kërkon të merren masa për këtë gjë, ndërsa paralajmëron se nëse shohin edhe njëherë ushtarë serbë, do t’i përgjigjen provokimeve vetë.



“Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës. Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona.

LEXO EDHE:  “Në tetor mund të ndodhin shumë gjëra”/ Ambasadorja franceze, mesazh politikës

LEXO EDHE:  Korçë/ Policia sekuestron 700 doza heroinë, arrestohen 2 persona

Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, perndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona. Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike serbe. Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pampuri: Qeveria po ul shpenzimet për shëndetësinë

Publikuar

-

Nga

Pampuri: Qeveria po ul shpenzimet për shëndetësinë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri akuzon qeverinë se ka ulur shpenzimet për shëndetësinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pampuri shkruan se pikërisht në kohën kur ka më shumë nevojë që të përmirësohet shërbimi, sipas saj kjo qeveri tallet me shëndetin e qytetarëve. Më tej ajo thotë se qeveria po vijon abuzimet si të ishim përballë një situate normale.



“Ne kulmin e pandemisë, përballë një sistemi shëndetësor me aq shume mangësi e probleme, qeveria ka luksin të ulë shpenzimet për shendetësinë, pikeriksht ne kohen kur ka me shume nevoje qe te përmirësohet shërbimi, te shtohet numri i personelit shëndetësor, e te motivohen e mbështeten ata qe janë çdo dite ne krye te detyrës, te blihen aparatura e specifikisht për te përballuar pandeminë te alokohen fonde për blerjen e aparaturave ECMO, si dhe te anuloje koncesionet ne shëndetësi e te alokoje paratë për te përballuar krizën. Kjo qeveri vijon te beje shoë e te tallet me qytetaret e shëndetin e tyre, e duke vijuar abuzimet si te ishim përballe një situate normale“, shkruan Pampuri.

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim për vjedhje/ Merr fund arratia për 44 vjeçarin

LEXO EDHE:  "Në tetor mund të ndodhin shumë gjëra"/ Ambasadorja franceze, mesazh politikës

LEXO TE PLOTE