LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidati presidencial i opozitës turke pranon humbjen

25 Qershor 2018, 16:20, Aktualitet CNA
Kandidati presidencial i opozitës turke pranon humbjen

Kandidati presidencial i opozitës në Turqi, Muharrem Ince pranoi humbjen të hënën në zgjedhje që i cilësoi ?të padrejta? dhe paralajmëroi se vendi po hynte në një regjim të rrezikshëm nën kontrollin e një njeriu të vetëm. Edhe disa udhëheqës të BE-së komentuan pasi presidenti Recep Tayyp Erdogan deklaroi fitoren e tij dhe të aleancës së udhëhequr nga partia e tij AKP.

Në një konferencë për shtyp, zoti Ince i partisë CHP i bëri thirrje Presidentit Erdogan që që sot e tutje të mos veprojë si kryetar i AKP-së por president i 85 milionë turqve.

?Këto zgjedhje do të kenë ndikim të thellë tek demokracia jonë si edhe në jetën tonë në të ardhmen. Këto zgjedhje që nga mënyra se si u shpallën, tek shpallja e rezultateve, në tërësinë e tyre, kanë qenë të padrejta?, tha ai.

Zoti Ince shtoi se regjimi që merr pushtetin sot është një rrezik i madh për Turqinë, pasi është një regjim ku pushteti është përqendruar tek një person.

?Një parti e vetme ose një person i vetëm që bëhet shteti dhe njëkohësisht krahu ekzekutiv, legjislativ dhe juridik është një problem në vetvete dhe do të vazhdojë të jetë një rrezik i madh për Turqinë?.

Zoti Erdogan fitoi 52.5 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës, duke fituar ndaj një opozite që ishte rigjallëruar së fundmi./VOA/

Lajmet e fundit nga