LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kamp refugjatësh në Shqipëri?/ Ambasadorja e BE shuan zërat

25 Qershor 2018, 13:07, Aktualitet CNA
Kamp refugjatësh në Shqipëri?/ Ambasadorja e BE shuan zërat

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin ka reaguar në lidhje me lajmet se në Shqipëri do të ndërtohet kamp për refugjatët sirianë.

Vlahutin thotë se nuk ka asnjë plan për kamp refugjatësh në Shqipëri dhe se hapja e negociatave s?mund të kushtëzohet me pranimin e refugjatëve.

Ambasadorja gjithashtu deklaroi se te vetmet kushtet që mund të jenë kane të bëjnë me një mirëqeverisje dhe përmirësim të situatës në Shqipëri.

?Në kuptimin e kampit jo, absolutisht jo! Kjo është hera e pestë që i jap përgjigje kësaj pyetje javën e fundit dhe jam përgjigjur gjithmonë thjesht dhe qartë; jo! Jo nuk ka asnjë plan dhe asnjë lloj përpjekje të tillë për të ?shkëmbyer? me një kusht të tillë. Nëse ka kushte, janë kushte për më mirë për Shqipërinë. Gjithçka që mund të bëjë është me shtetin e së drejtës dhe mirëqeverisjen dhe jo me një plan refugjatësh?, tha Vlahutin.

 

 

E pyetur për vendet skeptike Vlahutin tha se ajo nuk ka lobuar për Shqipërinë në BE, por punon me Shqipërinë për integrimin.

Lajmet e fundit nga