LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I ka prindërit milionerë! Vajza e aktorëve të famshëm kapet duke shitur në rrugë

25 Qershor 2018, 20:50, Aktualitet CNA
I ka prindërit milionerë! Vajza e aktorëve të famshëm

Nuk është sekret se nëna e saj aktorja e famshme  Katie Holmes është përpjekur gjithmonë t?i japë vajzës së saj Suri një fëmijëri normale. Suri Cruise, e cila është gjithashtu vajza e aktorit Tom Cruise  sapo konfirmoi se është aq normale sa doli të shiste limonade në rrugë.

Ditën e djeshme bashkë me 4 fëmijë të tjerë dhe nën mbikëqyrjen e dados, 12 ? vjeçarja u pa në rrugët e New York, gjatë paradës ?Gay Pride? duke shitur pije freskuese për 2 dollarë.

Burime për ?US Weekly? thanë se ajo dukej shumë e ëmbël dhe e buzëqeshur teksa u uronte të gjithë kalimatarëvë ditë të mbarë. Të gjithë u mahnitën nga shërbimi i vogëlushes duke treguar adhurim për të.

Ndërkohë Suri aktualisht jeton me nënën e saj Katie në New York City dhe prej 4 vitesh ajo nuk është parë kurrë me të atin, aktorin Tom Cruise.

Lajmet e fundit nga