LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-Dosja e milionave, i merret vëllait të ish-Presidentit?/ Flet prokurori Sokol Nishani

25 Qershor 2018, 09:05, Aktualitet CNA
Ekskluzive-Dosja e milionave, i merret vëllait të ish-Presidentit?/

Miliona  euro janë sekuestruar një ditë më parë në në Portin e Durrësit.

Paratë ishin të fshehura në dy makina ?Toyota Auris?. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera.

Makinat ishte nisur nga Belgjika dhe për momentin nuk dihet destinacioni përfundimtar.

Fillimisht, kjo çështje është ndjekur nga prokurori i gatshëm Sokol Nishani, dhe më pas çështja i ka kaluar prokurores kompetente Ornela Rrumbullaku.

Emri i prokurorit Sokol Nishani, nga mediat u lidh menjëherë me Partinë Demokatike. Kjo për arsye se Prokurori është vëllai i ish-Presidentit Bujar Nishani. Madje në disa media u raportua se i ishte hequr dosja prokurorit Nishani.

I kontaktuar nga CNA.al prokurori Nishani ka sqaruar të gjithë situatën, për aq sa ai ka qenë prezent.

Ai ka treguar se ka qenë prokuror i gatshëm dhe si i tillë, kur kërkohet nga policia për veprime urgjente, duhet të paraqitet, mbulon ose jo atë sektor hetimor.

?Sa i përket çështjes që ka ndodhur  është objekt i hetimit  dhe kompetencë e krimit ekonomiko-financiar ka qenë kolegia Ornela Rrumbullaku. Unë kam qenë në veprimet  e para të hapjes, kontrollit dhe sekuestrimit deri në momentin kur ka filluar edhe  numërimi i kësaj shume financiare që është sekuestruar.  Më vonë, është vënë ne dijeni kolegia Ornela Rrumbullaku, se është kompetente, pasi çdo veprimi im më  tej, do të quhej nul nga ana ligjore.  Nuk ma kanë marrë mua çështjen. Nëse hidhet një ide e tillë, janë broçkulla dhe jo të vërteta. S?ka pas dorëheqje, as asgjë. Ne ruajmë etikën tonë profesionale?, ka sqaruar prokurori Nishani.

Më tej prokurori Nishani ka treguar se ka asistuar në veoprimet hetimore deri në orën mesnatë dhe konkretisht deri në orën 24.00, kur po bëhej edhe numërimi i parave.

?Na ndihmuan dy subjekte private që kishin makineta, sa kam asistuar unë deri në 12 të natës. Pastaj numërimi ka zgjatur deri në orën 2. 30 të mëngjesit dhe më pas është përpiluar procesverbali përfundimtar?, ka treguar më tej prokurori Nishani.

Pas numërimit të parave të sekuestruara në Durrës, zbulohet se shifra e saktë 3 milionë e 470 mijë Euro.

Policia ka shoqëruar pronarin e kamionit që po transportonte makinat, Edi Lika si dhe shoferin.

Gjithashtu është shoqëruar edhe djali i pranarit të kamionit që shoqëronte shoferin, Klevis Lika, 19 vjeç. Nga analiza që iu është bërë parave nuk rezultojnë false dhe dyshohet se janë siguruar nga aktivitete kriminale./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga