LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Babales” i rrezikohet jeta?/ Policia kërkon “kokën” e Albert Veliut

25 Qershor 2018, 11:52, Aktualitet CNA
“Babales” i rrezikohet jeta?/ Policia kërkon

Skandali i publikuar nga selia e PD-ës, mbetet ende mister.

Është i përfshirë apo jo në trafikun e drogës në Shqipëri,  Agron Xhafaj, ende nuk ka një përgjigje as nga organet hetuese.

Partia Demokratike ditë më parë publikoi një audio-përgjim, mes Albert Veliut dhe një tjetër personi që pretendonte se është vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Sipas PD, audio-përgjimi shërben si provë për implikimin e Agron Xhafës në trafikun e drogës.

Pas publikimit të audio-përgjimit, gjërat morën tjetër rrjedhë. Në lojë u fut Prokuroria për Krime të Rënda e cila e dërgoi audio-përgjimit në Itali për akt-espertizë.

Mirëpo, CNA.al mëson se Italia nuk ka pranuar të kryejë akt-eskpertimin.

Ndërkohë, Albert Veliu, i cili pretendon se ka regjistruar komunikimin me vëllain e Ministrit të Brendshëm, ka kërkuar azil në Kosovë, me arsyetimin, se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Por edhe pse kanë kaluar shumë kohë nga procedurat për të përfituar azilin, Ministria e Brendshme e Kosovës, se ka thënë ende fjalën e saj.

Burime zyrtare të CNA.al, thonë se autoritetet shqiptare po bëjnë presion të jashtëzakonshëm për deportimin e tij në Shqipëri.

Mësohet se drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë kërkuar me insistim kthimin në vend të Albert Veliut./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga