LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfshihet nga flakët makina në Elbasan/ Ja dyshimet e policisë

24 Qershor 2018, 08:09, Aktualitet CNA
Përfshihet nga flakët makina në Elbasan/ Ja dyshimet e

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Brigada 17″.

Nga të dhënat e para mësohet se makina tip” Volkswagen”me targa AA282 NE është në pronësi të shtetases M.A dhe në momentin e djegies ka qenë e parakuar para banesës së saj.

Nuk dihen ende shkaqet e qarta të kësaj ngjarjeje, por policia dyshon se ngjarja ka qenë aksidentale.

Ndërkohë janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al

Lajmet e fundit nga