LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pensionet/ Publikohen shifrat e kontributeve që duhet të paguajnë fermerët

24 Qershor 2018, 06:41, Aktualitet CNA
Pensionet/ Publikohen shifrat e kontributeve që duhet të paguajnë

Përfitimi i pensioneve nga qytetarët, pasi ata të kenë mbushur moshën e përfitimit të tij është e paqartë, pasi shumë prej tyre nuk i kanë vitet e mjaftueshme për ta përfituar atë.

Lidhur me këtë fakt Instituti i Sigurimeve Shëndetësore ka dhënë një sqarim në faqjen e tyre në rrejetet sociale, ku sqarojnë se fermerët duhet të bëjnë vetë pagesën vullnetare në mënyrë që të mos humbasin vitet e punës që kur të mbushin moshën të përfitojnë pension të plotë pleqërie, shkruan Shqiptarja.com.

Të vetëpunësuarit në bujqësi apo në blegtori duhet të kenë parasysh se pagesa bëhet me një tarifë të përcaktuar për çdo tremujor. Por kjo tarifë nuk është e njëjtë për të gjithë fermerët duke qenë se është llogaritur se në zonat malore gjenerohen më pak të ardhura të vetëpunësuarit në këto zona paguajnë më pak se ata në zonat fushore. ?Të gjithë personat që ushtrojnë aktivitet bujqësor dhe blegtoral mund të sigurohen. Për zonat fushore masa është 9,600 lekë në tremujor; Për zonat malore 7,350 lekë në tremujor.?, sqaron ISSH.

KUSHTET

Po kështu Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar edhe kushtet që duhet të plotësojnë të vetëpunësuarit në bujqësi e blegtori për të përfituar.

Kushtet për t?u siguruar janë:

Të keni tokë në pronësi, në përdorim, sipas ligjit nr.7501, datë 19.07.1991, ose akt noterial që vërteton tjetërsimin e pronës (psh, qiramarrje etj);

Të ushtroni aktivitet bujqësor ose blegtoral;

Të jeni banorë në rrethin që keni tokën dhe ushtroni aktivitetin.

Përfitimet

I vetëpunësuari në bujqësi, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 ?Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë?, është përfitues, sipas rastit, i pensionit bazë të pleqërisë; pensionit të pjesshëm të pleqërisë; pensionit të reduktuar të pleqërisë; pensionit të invaliditetit; pensionit të pjesshëm të invaliditetit; pensionit familjar.

Duke u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi në zonën fushore për 15 vjet, në masën prej 65.702 lekësh, përfitohet pension i pjesshëm pleqërie prej 4.404 lekë në muaj, dmth për 1 vit e 3 muaj pension pleqërie mund të merren ato çfarë janë paguar. Zona malore paguan 42.702 lekë dhe përfiton pension të pjesshëm pleqërie në masën 4.404 lekë në muaj, pra për 10 muaj pension pleqërie merren ç?janë paguar.

Dokumentacioni

I vetëpunësuari në bujqësi duhet të paraqesë tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi të sigurimeve shoqërore këto dokumenta: çertifikatën familjare të lëshuar nga zyra e gjëndjes civile; vërtetimin e pronësisë mbi tokën, lëshuar nga zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme të komunës ose bashkisë, ose akt noterial, që vërteton tjetërsimin e pronës (p.sh, qiramarrje). Në çdo rast, për sigurim të periudhave për vitin korent, si dhe për periudha të kaluara, do të paraqitet vërtetimi i lëshuar nga komuna, ku cilësohet se personi ushtron veprimtari, bujqësore apo blegtorale.  Inspektori i të vetëpunësuarve në bujqësi, pasi gjykon për plotësimin e kushteve për sigurim si i vetëpunësuar në bujqësi, plotëson dokumentin tip ?Urdhër veprim?.

Për të bërë pagesën paraqitet ky dokument në zyrën postare ose në zyrën bankare. Me kryerjen e pagesës zyra postare lëshon dokumentin ?Mandat arkëtimi?, ndërsa me kryerjen e pagesës në zyrën bankare lëshohet dokumenti ?Veprim arke?, i cili konfirmon kryerjen e kësaj pagese. Me dokumentin ?Mandat arkëtimi? ose ?Veprim arke? personi paraqitet për regjistrim tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi, ku ka marrë ?Urdhër veprimin?. Këto dokumenta në asnjë rast nuk duhet t?u dorëzohen punonjësve të sigurimeve shoqërore. Ato janë personale. Në fund të procedurës dhe pas pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore bëhet pajisja e detyrueshme me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Lajmet e fundit nga