LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD çon në Prokurori 3 prova kundër Ramës dhe dy ministreve të tij

24 Qershor 2018, 17:21, Aktualitet CNA
PD çon në Prokurori 3 prova kundër Ramës dhe dy ministreve

Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori 3 prova të reja për paligjshmërinë e veprimeve të kryeministrit Edi Rama ministreve, Lindita Nikolla dhe Ogerta Manastirliu për shkeljen e ligjit me mbledhjen e të dhënave personale, me qëllim përdorimin e tyre për qëllime elektorale.

Njoftimi është bërë me anë të një deklarate për shtyp nga PD, ku thuhet se, “3 provat janë përgjigjet zyrtare të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që vlerëson të paligjshme urdhrat e nxjerrë nga Ministret Manastirliu dhe Nikolla.

Dokumentet e publikuar më herët nga PD provojnë se aktiviteti i paligjshëm e ka burimin nga Zyra e Kryeministrit, që ka urdhëruar mbledhjen antikushtetuese të të dhënave për prindrit e nxënësve dhe pacientët ose rreth 80% e elektoratit.

Edi Rama, Lindita Nikolla dhe Ogerta Manastirliu u paditën nga Grupi Parlamentar i PD për veprat penale të ?shpërdorimit të detyrës? dhe ?përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore?.”

Më tej në deklaratë thuhet se, “Megjithëse padia është dorëzuar që në 8 Maj 2018, deri tani nuk ka asnjë veprim të prokurorisë për të hetuar aktin antiligjor të kryeministrit dhe dy anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga