LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjesti i shqiponjës, Ardit Gjebrea mbron Xhakën dhe Shaqirin: “Nuk ju treguan gishtin e mesit!”

24 Qershor 2018, 13:00, Lifestyle CNA
Gjesti i shqiponjës, Ardit Gjebrea mbron Xhakën dhe Shaqirin:

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, u ka dalë në mbrojtje dy futbollistëve shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, pasi FEFA nisi hetimin ndaj tyre për gjestin e shqiponjës në ndeshjen me Serbinë.

Në një postim në Instagram, Arditi shkruan: ?Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nuk kanë treguar gishtin e mesit, por thjesht simbolin e një Shqiponje! Nëse edhe FIFA nakatoset me prapambetjen e disa mendjeve të Ballkanit, mjerë Bota e Futbollit! Gjithsesi, faleminderit për publicitetin?.

Edhe pse të gjithë shqiptarët u gëzuan pa masë nga këto gjeste atdhetare, dy lojtarët rrezikojnë të pezullohen nga Botërori. Kjo pasi serbët i quajtën këto gjeste si provokuese dhe politike.

FIFA bën me dije se Komiteti i Disiplinës ka nisur hetimet ndaj Xhakës e Shaqirit, duke shtuar madje se, ?në lidhje me të njëjtën ndeshje, procedime disiplinore janë hapur edhe ndaj Federatës serbe të Futbollit, për shqetësimet që kanë sjellë tifozët në stadium dhe shfaqjen e mesazheve politike e agresive nga tifozët serbë?.

 

Lajmet e fundit nga